tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Vrasja e mësuesit Halit Geci, djali i tij rrëfen ngjarjen

tëvë1 nga tëvë1
28/11/2022
A A
Vrasja e mësuesit Halit Geci, djali i tij rrëfen ngjarjen
Share on FacebookShare on Twitter

I biri i tij, Lulzim Geci ka rrëfyer në emisionin “Ditari” në tëvë1 se si kishte ndodhur ngjarja.

Ai tregoi se fillimisht mësuesi kishte larguar nxënësit nga shkolla pasi kishte marrë informacione se ata janë të rrezikuar nga forcat serbe.

“Foto që është e vendosur është shkolla ku ka qenë mësuesi në atë kohë. Nga ana e djathtë shkolla që ka qenë, kurse përballë shkollës ku ka qenë zyra e drejtorit dhe dy klasë tjera ku atë ditë 26 nëntor pas luftimeve që janë zhvilluar në Rezallë mes UÇK-së që kanë qenë të ditura për ne dhe policisë serbe kanë bërë thirrje që mësuesi duhet t’i lirojë nxënësit për shkak të rreziqeve që mundet me pas nga policia serbe”, tha ai.

Por, ai rrëfen se Halit Geci pasi i ka larguar nxënësit është kthyer në shkollë në mënyrë që t’i largojë edhe kolegët e tij nga shkolla.

Pikërisht në atë moment, siç thotë ai, forcat serbe pas disfatave nga UÇK-ja, derisa po largoheshin kishin kthyer tytat e pushkëve drejt shkollës ku ishin plagosur rëndë dy mësuesit, ku njëri fatkeqësisht kishte vdekur.

“Pasi që i ka lëshu nxënsat ka shkuar prapë në shkollë për shkak se i kanë mbet disa kolegë që kanë qenë me shku më larg… Policia serbe sipas informacioneve që i kemi marrë pas disfatave që i kanë pas me UÇK-në në kthim e sipër kanë filluar për sigurinë e tyre të shtiejnë në të gjitha drejtimet e rrugëve dhe lagjes Geci. Kur kanë ardhur në drejtim të shkollës ata kanë pasur edhe tytat e mitralozave nga autoblindat kanë shti në drejtim të shkollës ku një nga plumbat që e ka godit tehin e dritares ka qenë fatal për babain tim ku fillimisht është plagos mësuesi Shaban Rreci dhe është plagos rëndë edhe babai i cili pas një kohe që kanë dërgu në spital, dikur rreth 22:00 të mbrëmjes ka ndërru jetë”, shtoi ai.

Tutje, Lulzimi tregon edhe momentin kur ka marrë lajmin për vdekjen e babait, teksa kujton përshëndetjen e fundit me të.

“Në mendje e kam përshëndetjen e tij të fundit karshi derës së hyrjes, veç përshëndetje kemi pasur me dorë prej së largu dhe ajo më ka mbet në mendje… Unë isha në qytet një kushëri i mi e takon në rrugë Fatmir Gecin më thotë Lul ku ishe i thashë isha në provim, po vazhdoj për në shtëpi. Tha është dashur me ec pak se mësuesi Halit është plagu më lehtë kurse Shaban Rreci unë e takoj i them çka u bë, tha jo jam grrithë por Halili pak më rëndë edhe kam shkuar te mjeku në qytet bashkë me axhën e kemi taku na ka çu deri në Mitrovicë në spital para hyrjes mirëpo aty fatkeqësisht nuk kemi mujt me hy me i qëndru afër”, tregoi ai.

Të ngjashëm

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit
LAJMET

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

04/02/2023
Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren
LAJMET

Bie nga objekti një person në Fushë-Kosovë

04/02/2023
Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet
LAJMET

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

04/02/2023
Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë
LAJMET

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

04/02/2023
LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë
LAJMET

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

04/02/2023
Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës
LAJMET

Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës

04/02/2023
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, makina përplaset me minibusin

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, makina përplaset me minibusin

04/02/2023
0

Një aksident rrugor është regjistruar sot në vendin e quajtur “Kthesa e Mimojës” në Librazh. Në aksident ishin përfshirë një...

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

Paraburgim dy instruktorëve, dyshohet se morën ryshfet për t’ia kaluar testin kandidatit

04/02/2023
0

Nga një muaj paraburgim u është caktuar dy të dyshuarve të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje ryshfeti...

Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren

Bie nga objekti një person në Fushë-Kosovë

04/02/2023
0

Një person ka mbetur i lënduar sot pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Fushë-Kosovë. Zëdhënësja...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

04/02/2023
0

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se erërat e forta që kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, kanë shkaktuar...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.