tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Rafuna thotë se situata si ajo me barrikadat, ngadalësojnë procesin e investimeve

tëvë1 nga tëvë1
02/01/2023
A A
Zyrtari i bankës raporton në polici se u deponuan 490 euro falso
Share on FacebookShare on Twitter

Rafuna  shtoi se bllokimi i rrugëve e paraqitja e kësaj situate në mediat me të mëdha botërore kanë ndikim në ngadalësimin e investimeve.

Sipas tij, edhe bizneset vendëse po vazhdojnë të përballen me kriza të vazhdueshme, duke shtuar se që nga pandemia, lufta në Ukrainë e inflacioni ato nuk po mund të “shërohen” në tersi.

Ai  për Ekonomia Online shtoi se krizën ekonomike do të duhej të menaxhohej më mirë nga ekzekutivi duke marrë shembull Shqipërinë për krijimin e një paketë për qytetarë dhe biznese.

“Mirë u bë shumë që u larguan barrikadat, nuk ka qenë një paraqitje e mirë. Ato nuk e stimulojnë investitorin e huaj me ardh, përkundrazi ato e ngadalësojnë procesin e investimeve. Mirëpo nuk është çështje që është e varur nga biznesi, por është vendimmarrje politike. Paraqitja mediale nëpër mediumet më të rëndësishme siç është BBC, CCN, SKY, barrikada, mbyllje e rrugëve nuk është pasqyrën e mirë. Edhe të dhënat tregojnë që ka qenë viti më sfidues, bizneset dolën nga pandemia e nuk arritën të ‘shërohen’ plotësisht, pastaj ndodhi lufta në Ukrainë, sfida e tretë ka qenë mungesa e punëtorëve e sfida e katër inflacioni. Duke mos harru edhe mungesën e energjisë, pyetja e parë që ma bëjnë bizneset është a do të kemi energji, a do të shtrenjtohet”, ka thënë ai.

Rafuna ka treguar vështirësitë e bizneseve gjatë vitit 2022, ku tha se mungesa e fuqisë punëtore ka bërë që shumë biznese të riorganizohen dhe të blejnë pajisje të reja pune që të mos varen nga faktori njeri.

Ai madje theksoi edhe se shumë kompani kanë punësuar punëtorë nga vendet tjera si Bangladeshi, Turqia, Nepali, mirëpo theksoi se këta punëtorë nuk kanë për qëllim që të punojnë gjatë në Kosovë.

“2022 përveç kuadrove të kualifikuar ka paraqitë sfidë edhe mungesa e kuadrove të pakualifikuar, shumë biznese janë detyruar të riorganizohen, janë detyruar që të investojnë më shumë në pajisje që mos me u var nga faktori njeri. Shumë kompani kanë filluar që të mendojnë dhe kanë filluar që të importojnë fuqi punëtore prej disa vendeve tjera siç është Bangladeshi, Turqia, Nepali, mirëpo edhe ajo është sfidë në vetvete për arsye se nuk e kanë qëllim ata punëtorë që po vijnë të punojnë në Kosovë, mirëpo edhe deri sa ta gjejnë mundësinë e parë për t’u larguar nga Kosova, çka nënkupton që Kosovën më shumë e shohin si një vend transit se sa një vend që do të rrinë do të punojnë më gjatë”, deklaroi Rafuna.

Të ngjashëm

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë
LAJMET

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

04/02/2023
Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës
LAJMET

Rrebeshe të mëdha të borës e shiut godasin disa rajone të Kosovës

04/02/2023
Ka vdekur një punëtor në Pejë
LAJMET

Ka vdekur një punëtor në Pejë

04/02/2023
EdGuard: Me ligjin e ri, mësimdhënësit pritet të paguhen 672 euro
LAJMET

Paga minimale procedohet brenda vitit, opozita kërkon veteranët në ligj

04/02/2023
Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”
LAJMET

Qeveria miraton “Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik”

04/02/2023
Drejtori i ri i RTK-së: Nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik
LAJMET

Drejtori i ri i RTK-së: Nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik

04/02/2023
LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

LDK: Qasja e Qeverisë është shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë

04/02/2023
0

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kritikuar sjelljen e partisë në pushtet, LVV rreth propozimeve dhe kërkesvae të kësaj partie,...

Formacionet zyrtare të Wolverhampton dhe Liverpoolit

Formacionet zyrtare të Wolverhampton dhe Liverpoolit

04/02/2023
0

Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Wolverhamptonit dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për...

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

04/02/2023
0

Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën nëpër shtëpitë e tyre, në kuadër të një këmbimi të të burgosurve...

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

04/02/2023
0

Kanë përfunduar katër ndeshjet e sotme të Kupës së Kosovës.Llapi ka siguruar fitore ndaj Lirisë me rezultat 1-3, kurse Feronikeli...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.