TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miratohet në lexim të parë rregullorja e re e Kuvendit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kuvendi me rregullore të re, penalizohen deputetët që mungojnë në seanca e komisione

Kuvendi i Kosoves

Kryetari i komisionit për legjislacion, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, tregoi risitë e kësaj projekt-rregullore.

“Draft-rregullorja definon procedurat për seancën konstitutive në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, kryesimin e seancës në rastin e refuzimit të seancës konstituive, nominimin dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përcakton mënyrën e zgjedhjes së kryetarëve, proceduarën e zgjedhjes së nënkryetarëve dhe procedurën e nominimeve të zgjedhjes së nënkryetarëve të pakicave. Për të shmangur vonesat procedurale forcon rolin e kryetarit të Kuvendit në çështjet si përgatitja dhe propozimi i rendit të ditës, shpërndarja e projektligjeve por në esencë nuk pakëson kompetencat e kryesisë së Kuvendit”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo rregullore formalizon dhe normon praktikën aktuale të konsultimit me shefat e grupeve parlamentare rreth rendit të ditës, numrit dhe përbërjes së komisioneve të Kuvendit, duke krijuar konferencën e kryetarëve si një organ të ri të Kuvendit.

“Fshihen dispozitat për procedurat e heqjes së imunitetit të deputetit në përputhje me aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011. Me nen të veçantë rregullon organizimin e grupeve të grave deputeteve, grupeve të tjera jo formale dhe grupeve të miqësisë. Përcakton të drejtat dhe përgjegjësisë të deputetëve që të ofrohen mbështetje për deputetët, në anën tjetër përcakton papërgjegjësinë e deputetit për të marrë pjesë në procesin e votimit në seancë dhe përcakton rregullat kur mungon në seancë plenare apo mbledhje të komisioneve”, shtoi ai.

Megjithëse i dha mbështetje në lexim të parë, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se duhet shqyrtohen edhe disa çështje gjatë grupeve punuese. Ai tha se masat disiplinore që janë propozuar karshi deputetëve nuk duhet të cenojnë punën e lirë të deputetit.

“Ka mangësi që duhet të adresohen në mes dy leximeve. Janë disa aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që nuk janë të përfshira në rregullore. Siç është konstituimi i Kuvendit, ku aktvendimi e Gjykatës Kushtetuese e bënë të qartë kur konstitutohet Kuvendi, ndërsa propozimi i ri në rregullore bie ndesh me këtë, pasi kuvendi nuk konstituohet pa u zgjidhur të gjithë nënkryetarët e Kuvendit. Prandaj janë edhe disa çështje të tjera, mirëpo që duhet të adresohen në mënyrë që rregullorja mos të bie ndesh me disa prej vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu edhe tek masat disiplinore të deputetëve, kjo pjesë përcakton saktë me Kushtetutën, duhet të jetë përputhje të plotë pasi nuk mund të shkohet me masa disiplinore që e cenojnë punën e lirë të deputetit”, tha ai.

Përkrahje draft-rregullores i dha edhe LDK-ja përmes deputetit, Driton Selmanaj.

“Kemi një dokument bukur mirë të konsoliduar. Thash se shumë probleme që kanë dal proces të funksionalitetit të kuvendit pretendojmë se janë adresuar. Po ashtu edhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese për shumë çështje që lidhen me Kuvendit pretendojmë se kemi arrit të adresojmë. Por do të kemi mundësinë që edhe në lexim të dytë të adresojmë disa çështje që kërkojnë sqarime më shumë”, tha ai.

Ndërkohë, shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Kuvendi është i vonshëm në miratimin e rregullores së re, pikërisht për shkak të shumicës së sotme, e cila më herët ka qenë në opozitë.

“Arsyeja pse s’kemi pasur rregullore të re është se LVV-ja sa ka qenë në opozitë nuk ka marrë pjesë në grupe punuese. Ajo çka kemi bërë ne si grupe parlamentare është se kemi marrë pjesë aktivisht në përpilimin e saj”, deklaroi ai, pasi mbështeti draft-rregulloren. / ksp

Tags: kuvendimiratimirregullorja e re
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Bulqizë

Pesë persona të lënduar në një aksident në Malishevë, mes tyre edhe një polic

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Mbi 1,500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj

Vdes ish-futbollisti Erdogan Celina, Ademi: Një futbollist ikonë

Vdes ish-futbollisti Erdogan Celina, Ademi: Një futbollist ikonë

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Bulqizë

Pesë persona të lënduar në një aksident në Malishevë, mes tyre edhe një polic

Prishtina e nis me fitore sezonin e ri

Prishtina e nis me fitore sezonin e ri

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

Barcelona siguron Rodrin, më në fund

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Mbi 1,500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën