Sipas njoftimit të KGJK-së, kjo mbledhje do të mbahet për të diskutuar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve.
Mbledhja do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të jetë e mbyllur.
“Diskutim lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve (e mbyllur) “, është kjo pika e vetme rendit të ditës në KGJK.
Ndryshe, sot në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti mori vendim me të cilin, pagat në sistemin e drejtësisë u kthyen siç ishin para vendimit të marrë në vitin 2017, nga Qeveria Haradinaj.
https://teve1.info/lajmet/3qeveria-ndryshon-pagat-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve/