Siç shihet edhe nga fotografitë e bëra nga gazetarja e Tëvë1, Fetije Kamberi këta kamionë janë djegur tërësisht.
Deri më tash nuk informacion zyrtar nga Policia e Kosovës apo KFOR-i dhe e EULEX-i që kanë monitoruar situatën atje për kë rast, por siç mëson Tëvë1 ato janë djegur nga serbët për të vonuar largimin e tyre, pasi sot është paralajmëruar se do të nis largimi i tyre.
Këta kamionë ishin vendosur më 27 dhjetor ku në të njëtën ditë ishte vendosur edhe një barrikad brenda qytetit në veri të mitrovicës.