Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se Kurti e ka problem që ta kuptojë se në Kosovë ka organizata që nuk i nënshtrohen.
“Dobët Kryeministër, dobët. Në vend se të ulet e të bëjë zgjidhje, Kurti paska vendosur edhe sot të thumbojë mësueset dhe arsimtarët tanë. Njëhere, njerëzit e VV e quajtën kryesindikalistin njeri të Serbisë, e sot, Kryeministri i paska quajtur sindikatat ‘sindikata të PAN-it.’ Si duket Kurti e ka problem ta kuptojë që në Kosovë ka organizata, sindikata, media, shoqata të pavarura, të cilat nuk nënshtrohen. Si duket e ka problem të kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vet. Si duket e ka telashe me e pranu që jo të gjithë ia kanë frikën”, shkroi ndër tjerash ajo.
Tutje, Çitaku ka bërë thirrje ndaj kryeministrit që të gjejë një zgjidhje dhe greva në sistemin arsimor të ndalet.
“Kryeministër, ju jeni Kryeministër i Kosovës, jo i VV-së. Fatkeqësisht nuk po silleni si i tillë. Jemi me 25 shtator, e fëmijët tanë janë në shtëpi. Hapi dyert e shkollave Kryeministër. Çelësat i ke në dorë ti”, thuhet ndër tjerash në postim./teve1.info/