TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Avokati i Popullit: Vazhdimi i grevës paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijëve për arsim

nga Lindrit Zejnullahu
19 Shtator, 2022
0
A A
Avokati i Popullit “i shqetësuar” pas përjashtimit të disa kategorive nga paga minimale

Ai ka kërkuar që diskutimi për mbështetje financiare të zhvendoset në fund të vitit. Ku ka njoftuar se palët sërish nuk janë pajtuar, dhe kjo është komunikuar nga sindikatat pa u informuar ai.

Qelaj konsideron se është shkelje e të drejtave të fëmijëve për edukim dhe arsim. Madje, Avokati i Popullit thotë se konsideron se kjo situatë është alarmante dhe e jashtëzakonshme. Ai bën të ditur se kanë dërguar komentet me pakënaqësi për Ligjin e Pagave.

Tutje, Qelaj deklaron se është mirëpritur përfshirja e tij në këtë proces, për çka ka shpresuar që do të ketë zgjidhje.

Në takimet që ka pasur me dy palët, ai tregon se qeveria dhe sindikatat janë pajtuar që po shkaktohet dëm me mos mbajtjen e procesit mësimor.

“Duke parë që nuk ka lëvizje pozitive në drejtim të zgjidhjes së kësaj situate dhe duke marrë parasysh rolin dhe mandatin që kemi me kushtetutë dhe ligj, unë kam marrë një iniciativë me i taku të dy palët dhe të diskutojmë. Ditëve të fundit në mënyrë intensive kam komunikuar me palët, edhe me sindikatën edhe me qeverinë. Duke marrë edhe rolin e ndërmjetësit, pa dyshim duke marrë në këtë rast edhe një lloj koordinimi me Zyrën e Presidentes, e cila ditë më parë veç kishte filluar një proces të ngjashëm”, deklaron Qelaj për KosovaPress.

Më tej, ai njofton se palët janë takuar ndaras me qëllim që të kuptohen qartë qëndrimet dhe kërkesat e tyre, nga të cilat ka kërkuar që në qendër të jetë interesi i fëmijëve.

“Fatkeqësisht nuk kemi arritur me gjet një zgjidhje dhe një konsensus mes palëve për të ardhur deri tek një finalizim i këtij procesi me përfundim të tillë që epilogu do të jetë fillimi i procesit mësimor…Unë dje pas një sërë takimesh jam drejtuar me një shkresë dhe kam shprehur në atë shkresë, fillimisht parimet në të cilat duhet të udhëhiqen prej nesh, të cilat janë parime kushtetuese e ligjore. Dhe se vazhdimi i kësaj situate edhe më tej, do të paraqes dhe veç po paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve për arsim dhe edukim”, shprehet Qelaj.

Veç tjerash, ai tregon se ka dhënë edhe opsionet se si mund të jetë zgjidhja për arritjen e konsensusit të palëve. Por, ai njofton se nuk kanë marrë përgjigje nga sindikata dhe se nuk kanë pranuar asnjë nga palët që të ulen dhe ta zgjidhin këtë problem.

“Duke parë këtë situatë, unë kam propozuar një gjetje të një lloj moratoriumi me i zhvendos krejt këto diskutime ku palët kanë divergjenca, në një periudhë të mëvonshme. Me qëllim që procesi mësimor të fillojë sot, ndërkaq kërkesa për çështjet që lidhen me mbështetjen financiare të zhvendoset në debat për fund të vitit. Duke marrë fillimisht garancinë e plotë të qeverisë që me siguri do të vazhdojë pako deri në aprovimin e Ligjit për Pagat dhe duke garantuar dhe dhënë zotimin e plot që të shqyrtojë edhe mundësinë e rritjes së lartësisë së mbështetjes financiare pas periudhës katër mujore. Ato që unë u kam propozuar palëve ka qenë garancia e qeverisë dhe zotimi që do të vazhdojë pakon mbështetëse deri në miratimin e ligjit edhe shqyrtimin e mundësisë së vlerës së mbështetjes financiare, apo rritjen e pagave”, shton Avokati i Popullit.

Pika më kontestuese e palëve vazhdon të mbetet rritja e vlerës së pakos së mbështetjes financiare.

Edhe pas propozimeve të Avokatit të Popullit, nuk është arritur një zgjidhje.

“Propozimi i dhënë nga ana ime ka qenë i tillë që kam pritur që do të pranohet nga palët, nuk është pranuar. Dhe tash jemi në këtë situatë ku vërtetë për mua si Avokat i Popullit dhe si qytetar i këtij vendi, është tejet shqetësuese sepse agravimi ose mos zgjidhja e mosmarrëveshjeve mospajtimeve mes sindikatës dhe qeverisë, mund të qojnë në një situatë pa zgjidhje. E kjo situatë dëmton rëndë të drejtën e fëmijëve për edukim dhe arsim. Nuk heq dorë nga qëndrimet e mia dhe insistimi që të luaj rolin tim ndërmjetësues në këtë proces. Shpresoj edhe besoj që të dy palët do të reflektojnë”, thekson Qelaj.

Qelaj madje shton se pozicionimi në qëndrimet që kanë të dy palët pa përfunduar greva është e pa tolerueshme. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të dilet nga kjo situatë dhe të bëhet zgjidhje.

“Zgjidhja është që palët të ulen në një tavolinë diskutimi dhe mos të ngriten nga aty deri sa të gjendet një zgjidhje. Komunikimi me publikun është bërë para se të kem unë informatën. Kjo nuk është shqetësim për mua, por e shoh se në raste të caktuara ndikon në krijimin e një fryme të besimit të ndërsjellë dhe ndikon në vet dialogun që po zhvillohet mes palëve. Unë inkurajoj të dy palët të jenë më të kujdesshëm me gjuhën që përdoret. Askush nuk mund të mohojë të drejtën e sindikatës për organizim sindikal dhe grevë, por në anën tjetër duhet të ketë kujdes edhe në raport me qeverinë sepse duke marrë parasysh se është përgjegjëse për organizimin e sistemit arsimor dhe për mbajtjen e mësimit, ajo ka për obligim që të gjej një zgjidhje të qëndrueshme. Nëse vazhdon kështu vërtetë unë e konsideroj edhe si gjendje alarmante por edhe të jashtëzakonshme”, shprehet Qelaj.

Më tej, në intervistën për KosovaPress Qelaj bën të diturse i kanë dërguar qeverisë komentet e Ligjit për Paga. Sipas tij, në këtë ligj i cili është në diskutim publik ka mangësi dhe probleme.

“Edhe ne vet në një analizë të shkurtër që kemi bërë të ligjit, kemi parë që në shikim të parë duket se ka mangësi dhe ka probleme në vetvete ky ligj. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm duke analizuar në detaje. Kemi angazhuar ekspertët brenda institucionit që të bëjnë një analizë e në anën tjetër, për ato çështje që kemi parë që nuk qëndrojnë mirë veç i jemi drejtuar qeverisë me komente, të cilat i kemi dërguar në qeveri dhe presim përgjigje ditëve në vijim”, përfundon ai.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka nisur grevën që nga data 25 e muajit të kaluar, me kërkesën për mbështetje prej 100 euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X