TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sadiku thotë se ka informacione që Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Sadiku thotë se ka informacione që Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri

Në një lidhje direkte në Tëvë1, Sadiku tha se ka informacione se Lista Serbe do të paraqitet në çastet e fundit për certifikim për pjesëmarrje në zgjehdjet e parakohshme lokale pas dorëheqjes se kryetarëve në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Kam informacione se siç ndodhi edhe në nivelin qendror ku e patë se erdhën nga Lista Serbe dhe  i plotësuan vendet në nivelin qendror, kjo do të ndodhë edhe në nivelin lokal. Dhashtë Zoti dhe lutem që të vijnë serbët sepse kjo është në interes të qytetarëve, është në interes të komuniteteve që jetojnë në veri. Do të vijnë në momentin e fundit ashtu sic kanë ardhë në nivelin qëndror për inate, për teke kundër Rada Trajkoviqit, kurse këtu nuk do ta lënë pushtetin”, shtoi ai.

Teksa sipas Sadikut, me zgjedhjet në veri të vendit është duke u testuar Republika, por në test më të madh sipas tij, është komuna e Mitrovicës.

“Nuk është një mesazh i mirë, nuk është mirë për këtë demokracinë e brishtë, në test është edhe Republika jonë e re, po në test edhe më të madh jemi komuna veriore e Mitrovicës e cila është komuna më e re e krijuar në Republikën e Kosovës. Do të vijnë jo vetëm … por ka indikacione edhe nga ish-ministri  Jabllanoviç, se partia e tij do të garojnë dhe do të vijnë të garojnë edhe për kryetar komune edhe nga Lista Serbe dhe realisht ne duhet të ndihmojmë në këto momente dhe edhe komuniteti serb duhet të demokratizohet”, shtoi ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

Këto komuna do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor pasi kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqje pas vendimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës si protestë ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS (Republika e Kosovës). /teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

“InfoNata” 18.11.2026

“InfoNata” 18.11.2026

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën