TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ia merr mbi 9500 Euro për ta punësuar në Spitalin e Prizrenit, kërkohet dënimi ndaj E.L.

nga tëvë1
7 Mars, 2023
0
A A
Ia merr mbi 9500 Euro për ta punësuar në Spitalin e Prizrenit, kërkohet dënimi ndaj E.L.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë dhe ka kërkuar dënimin sipas ligjit në fuqi ndaj E.L. me dyshimin se e ka mashtruar të dëmtuarin Sh.R. të cilit ia ka marrë 9 mijë e 650 Euro në këmbim të punësimit të resë së tij në QKUK, raporton teve1.info

Sipas Prokurorisë së Prizrenit, i dyshuari E.L. i cili është paraqitur si mjek, i ka kërkuar të holla në këmbim të punësimit të nuses së djalit të tij, Sh.R. duke i marrë këtij të fundit njëherë 4 mijë dhe herën tjetër 5 mijë e 650 Euro.

Me këtë vepror sipas Prokurorisë, i pandehuri E.L. e ka kryer veprën penale “Mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari gjendet në paraburgim që nga data 8 shkurt.

“Sipas aktakuzës, nga data e pavërtetuar gjatë muajit maj të vitit 2021 e në vazhdimësi deri në muajin nëntor të vitit 2021, në njërin prej lokaleve në fshatin Korishë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri E.L., përmes paraqitjes së fakteve të rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtron duke e vënë në lajthim të dëmtuarin Sh.R., dhe me këtë e nxit të kryejë veprim në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë i pandehuri shkon si klient në lokalin e lartpërmendur pronë e të dëmtuarit, të cilit i prezantohet si mjek që punon në QKUK në Prishtinë, dhe i dëmtuari e njofton të pandehurin se nusja e tij përkatësisht bashkëshortja e djalit të tij, me profesion është infermiere dhe është e papunë dhe dëshiron që e njëjta të punësohet si infermiere në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. I pandehuri E.L., e njofton të dëmtuarin se ka njerëz që munden ta punësojnë nusen e djalit, duke kërkuar nga i dëmtuari të holla me qëllim të punësimit të nuses së tij, ku i pandehuri gjatë muajit maj të vitit 2021, takohet në lokalin e të dëmtuarit nga i cili në emër të punësimit të nuses së tij pranon shumën prej 4.000€, dhe i pandehuri pasi i merr këto të holla, vazhdon të kërkojë të holla nga i dëmtuari kinse për nevoja të tij personale, ku i dëmtuari nga muaji qershor të vitit 2021 deri në muajin nëntor të vitit 2021, në periudha të ndryshme kohore të pandehurit në disa pjesë i jep të holla në vlerë prej 5.650€, dhe i pandehuri pas pranimit të hollave, nuk arrin ta punësoj bashkëshorten e djalit të të dëmtuarit, dhe të hollat që i ka marrë në emër të këtij shërbimi të premtuar si dhe të hollat që i kishte marrë kinse për gjëra të tij personale, nuk i’a kthen të dëmtuarit, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerë prej 9.650 €”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Tags: mashtrimpunësimQKUK
ShareTweet

Postime të ngjashme

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

​Numërohen mbi 93% e kutive në Shqipëri, këto janë rezultatet

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X