Lajçaku është pritur nga Vuçiqi në Presidencën e Serbisë, raporton “Tanjug”, teksa ka publikuar edhe një video të takimit.
Lajçaku në këtë takim ka thënë se do të vazhdojë të jetë plotësisht i angazhuar në vazhdimin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja pa vonesa të mëtejshme, duke shtuar se anëtarët e Bashkimit Evropian presin që të dyja palët të zbatojnë gjithçka që është rënë dakord, transmeton Teve1.info.