TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lajçaku nesër në Beograd për t’u takuar me Vuçiqin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lajçaku nesër në Beograd për t’u takuar me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (djathtas) dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet të martën, më 14 nëntor, me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi të hënën Presidenca serbe.

Siç thuhet në njoftim, takimi do të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Beograd.

Më 7 nëntor, Lajçaku e vizitoi Kosovën, ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, gjatë takimit me liderët e partive opozitare në Kosovë, 7 nëntor 2023.
“Propozimi i ri evropian dhe modern” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë iu dorëzua autoriteteve të Kosovës nga pesë emisarët perëndimorë gjatë vizitës së tyre në Prishtinë më 21 tetor.

Delegacioni përbëhej nga përfaqësues të BE-së, Shteteve të Bashkuara, si dhe Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Më 26 tetor, në Bruksel u mbajt një takim i veçantë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni me kryeministrin e Kosovës Kurti dhe më pas me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

I pranishëm në takim ishte edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Stema me flamurin e Kosovës e vendosur në vitrinën e një dyqani – Fotografi ilustruese nga arkivi.
Takimet nuk dhanë fryte sepse Kurti kërkoi nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, për të cilën liderët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e saj, për të cilin u dakordua më 18 mars në Ohër.

Kurti pranoi se plani i të dërguarve perëndimorë do të ishte korniza e re e negociatave.

Presidenti serb Vuçiq e hodhi poshtë këtë. Në atë takim, pala kosovare gjoja pranoi një propozim të ri për statutin e Komunitetit.

Një ditë pas këtij takimi, liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë kërkuan që Kosova të formojë Asociacionin, ndërsa Serbia ta njohë Kosovën de facto./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Belgjika thërret ambasadorin amerikan, ia rikujton “kufijtë diplomatik”

Belgjika thërret ambasadorin amerikan, ia rikujton “kufijtë diplomatik”

Franca liron tankerin e dyshuar të “flotës në hije” ruse pas një gjobe prej disa milionë eurosh

Franca liron tankerin e dyshuar të “flotës në hije” ruse pas një gjobe prej disa milionë eurosh

Fillon Ramazani në Gjirin Persik, disa vende nisin agjërimin të enjten

Fillon Ramazani në Gjirin Persik, disa vende nisin agjërimin të enjten

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Bosnje e Hercegovinë, ja ku ishte epiqendra

Konjufca nga Haga: UÇK-ja nuk ka pasur qëllime kriminale, aktakuza e trajton luftën çlirimtare të Kosovës

Konjufca nga Haga: UÇK-ja nuk ka pasur qëllime kriminale, aktakuza e trajton luftën çlirimtare të Kosovës

Kur u bë kthesa e madhe historike për shpalljen e pavarësisë së Kosovës? – Historiani Bedri Muhadri sqaron

Kur u bë kthesa e madhe historike për shpalljen e pavarësisë së Kosovës? – Historiani Bedri Muhadri sqaron

Harxhi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të çojë në njohjen reciproke me Serbinë

Harxhi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të çojë në njohjen reciproke me Serbinë

Osmanin për Pavarësi e uroi edhe Sllovenia

Osmanin për Pavarësi e uroi edhe Sllovenia

Goli i Muriqit më i miri i xhiros sipas “Marcas”

Gazeta “AS” e quan “thesar” Muriqin

Kosova u shpall e pavarur, Serbia akuzonte Amerikën pse ndihmoi “shtetin e rremë”

Kosova u shpall e pavarur, Serbia akuzonte Amerikën pse ndihmoi “shtetin e rremë”

“Këndi i debatit”- 17.02.2026

“Këndi i debatit”- 17.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën