Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se vëmendja e palëve në dialog duhet të jetë plotësisht në normalizim dhe implementim të marrëveshjeve të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
Ai ka shkruar në Twitter se në takimin e së enjtes me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë ka diskutuar për pritjet që ka nga takimi i javës së ardhshme të kryenegociatorëve.
“Para takimit të javës së ardhshme në nivel të kryenegociatorëve, kam vizituar Kosovën. Me kryeministrin Albin Kurtin dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kam diskutuar për pritjet për javën e ardhshme. Vëmendja jonë e plotë duhet të jetë tash në normalizim dhe implementim të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit”, ka shkruar Lajçaku.