I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e reja në veri të Kosovës.
Ai këtë e ka thënë në takimin e zhvilluar me përfaqësues të Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ku i pranishëm ishte edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lajçak ka thënë se zgjidhja në veri nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur.
“Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”, ka shkruar Lajçak në Twitter./teve1.info/