Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslavë Lajçak, ka thënë se është i gatshëm t’i pres palët përsëri në takim nëse ka gatishmëri të arritur një zgjidhje të përkohshme.
Lajçak ne X ka shkruar se se takimi i shtatë mes kryenegociatorëve ka përfunduar pa ndonjë sukses.
“Prita për herë të 7-të Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë mbi implikimet e rregullores së BQK-së. Fatkeqësisht, palët nuk arritën të arrijnë një marrëveshje. Unë jam gati të pres sërish palët nëse ato tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje të përkohshme të pëlqyeshme reciprokisht”, ka shkruar Lajçak.
Takimin të dështuar e ka vlerësuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Ndërsa në një deklaratë nga Bashkimi Evropian u tha se palët dëshmuan se nuk janë të gatshme për kompromis.
Hosted the Chief negotiators of Kosovo and Serbia for the 7th time on the implications of the CBK regulation. Regrettably, the Parties did not manage to reach an agreement. I’m ready to host the Parties again if they show readiness to reach a mutually agreeable temporary solution https://t.co/ifIuKOojyp pic.twitter.com/w8MEYeqTcv
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 15, 2024