TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Lajçak shkon në shtëpi – Analistët e vlerësojnë të pasuksesshëm mandatin e tij

Në fillim të vitit 2020 mori ndërmjetësimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë diplomati sllovak Miroslav Lajcak, i cili sot përfundoi mandatin e tij katër vjeçar si emisar i Posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

nga Venhar Isufi
6 muaj më parë
1 0
A A

Më 3 prill 2020 iu besua posti i ndërmjetësuesit.

Ndonëse erdhi nga një shtet mos njohës i Pavarësisë së Kosovës, sllovaku Miroslav Lajçak, dialogun Kosovës-Serbi e nisi me thirrjen e parë të takimit në Bruksel midis ish-presidentit Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, takim ky i cili nuk ishte realizuar.

Reklamë

E me ardhjen në pushtet të kryeministrit, Albin Kurti, takimi në nivel të lartë u mbajt më 15 qershor 2021 në Bruksel, Kurti–Vuçiq.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare rolin e Lajçakut në dialog e shohin të njëanshëm dhe në shërbim të Serbisë deri sa nuk shohin rezultate pozitive në marrëveshjen e 18 marsit në Ohër.

“Unë e mbaj në mend kohën e lobimit që kemi bërë për anëtarësim në UNESCO, Lajcak ka qenë në krahun e serbëve. Paramendone një ministër i jashtëm i Sllovakisë i ka instruktuar ambasadorët e vet për të lobuar kudo kundër Pavarësisë së Kosovës dhe për të qenë në krahun e Serbisë dhe parë nga kjo perspektivë ai nuk ka qenë asnjëherë dhe mënyra qysh është sjellë asnjëherë nuk ka qenë i paanshëm, absolut ka qenë i anshëm”, ish-ambasadori në Shqipëri, Sylë Ukshini.

Ish-diplomati Sylë Ukshini thotë se marrëveshja e cila u bë e bujshme, midis Kosovës dhe Serbisë, plani franko-gjerman për cka Serbia nuk e nënshkroi, deklaron se nuk është ashtu siç është prezantuar nga Lajçak.

“Marrëveshja e Ohrit e cila doli me shumë bujë, nuk ishte asgjë në fakt, shumë kush thotë që i përngjanë marrëveshjes gjermano-gjermane unë e kam studiuar marrëveshjen gjermane dhe janë larg njëra-tjetrës jashtëzakonisht larg, edhe në kontekstin gjeopolitik, edhe përmbajtjesor edhe rajonal parë nga kjo perspektiv mendoj se bilanci i tij është tejet negativ dhe dëmtues për Kosovën”, deklaron Ukshini.

 Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Fitim Mulolli mendon se i vetmi sukses katër vjeçar i sllovakut mund të jetë kjo marrëveshje nëse potencialisht gjen zbatim.

“Ne kemi parë që ai ka ditë të bënë edhe deklarata të cilat nuk kanë qenë të paanshme, pra kanë qenë të njëanshme. Sa do të shihet suksesi i tij nuk e di nëse mund ta quaj marrëveshjen e Ohrit sukses, do ta tregoj koha se sa do të zbatohet ajo marrëveshje mirëpo  e vetmja trashëgimi që ka lënë diçka më konkrete z.Lajçak mund të jetë marrëveshja e Ohrit në qoftë se ajo vazhdon të jetësohet”, tha Mulolli.

Nga data 1 shkurt në krye të ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë-Serbi detyrën e merr Peter Sorensen i cili vjen nga Danimarka, shtet ky që njohu pavarësinë e Kosovës.

Nga njohësit e fushës konsiderohet se BE-ja me emërimin e tij ka bërë një veprim pozitiv, për çka pritet të ketë qasje më neutrale në dialog.

Në mandatin e Lajçakut, Serbia pranoi zbatimin e marrëveshjes për njohjen e letërnjoftimit  dhe targat RKS./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja në Gjilan, Maliqi: Njësiti për reagim të shpejtë mund të ishte për 3 minuta në vendngjarje

Vrasja në Gjilan, Maliqi: Njësiti për reagim të shpejtë mund të ishte për 3 minuta në vendngjarje

Si do të veprojë LDK-ja në seancat e ardhshme për konstituim? Flet Zemaj

Si do të veprojë LDK-ja në seancat e ardhshme për konstituim? Flet Zemaj

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Prizren

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Prizren

Kurti – opozitës: Ju keni qef me ua themelu Zajednicën, por Zajednica nuk kalon

Kurti: Duhet ta presim aktgjykimin e plotë

Leart Paqarada drejt Championshipit anglez

Kolni paralajmëron largimin e Paqaradës

Vrasja në Gjilan, Maliqi: Njësiti për reagim të shpejtë mund të ishte për 3 minuta në vendngjarje

Vrasja në Gjilan, Maliqi: Njësiti për reagim të shpejtë mund të ishte për 3 minuta në vendngjarje

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Marseille nuk heq dorë nga Zhegrova

Real Madridi po e konsideron Donnarummën si pasardhës afatgjatë të Courtois

Real Madridi po e konsideron Donnarummën si pasardhës afatgjatë të Courtois

Dy yjet e Chelseat në listën e ngushtë të Bayernit për zëvendësimin e Coman

Dy yjet e Chelseat në listën e ngushtë të Bayernit për zëvendësimin e Coman

Mbahet vigjilje në Uashington për të përkujtuar gazetarët e vrarë nga Izraeli

Mbahet vigjilje në Uashington për të përkujtuar gazetarët e vrarë nga Izraeli

Politikani holandez paditet për postimin e tij anti-musliman

Politikani holandez paditet për postimin e tij anti-musliman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X