Pas këtij takimi, Lajçak është shprehur se 1 shtatori do të jetë një ditë normale në mes të dy vendeve, shkruan teve1.info
Ai ka theksuar se më gjerësisht do të flasin kur të përfundojë takimi sot në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Bëhet e ditur se ky takim ka zgjatur rreth dy orë.
Ndryshe, Escobar dhe Lajçak të mërkurën kanë zhvilluar takime me krerët e institucioneve të Kosovës, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.
Krejt këto takime vijnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me letërnjoftime me Serbinë. /Teve1.info/
https://teve1.info/lajmet/fillon-takimi-i-escobarit-e-lajcakut-me-listen-serbe/