TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lajçak flet për zgjedhjet në veri: Kurti dhe Vuçiqi e kuptuan sa e rëndë është situata

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lajçak: S’duam Ukrainë tjetër, po punojmë për të qetësuar situatën në Kosovë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vlerëson se zgjedhjet në katër komunat veriore duhet të mbahen në muajt në vijim.

Lajçak në një intervistë për Euronews Serbia, theksoi se kjo është një nga pikat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan nga takimi i fundit në Bruksel, por se nuk u pajtuan se si të arrihet deri te deeskalimi.

– Sigurisht që zgjedhjet e reja duhet të mbahen në muajt në vijim. Dhe kjo ishte një nga pikat për të cilat Vuçiq dhe Kurti ranë dakord. Është e qartë se kryetarët e bashkive nuk kanë legjitimitetin që duhet të kenë. Kryetar komunash me legjitimitet mund të jenë vetëm ata të zgjedhur nga serbët e Kosovës. Pyetja me të cilën po merremi është se kur dhe si do të arrijmë atje. Dhe sigurisht, që serbët të kenë motivimin për t’u ndjerë të sigurt dhe se ne kemi zgjedhje të lira dhe përfaqësuese.

Ai shtoi se Kurti dhe Vuçiqi e kanë kuptuar se sa e rëndë është situata, dhe kjo sipas tij, është gjëja pozitive nga ky takim.

“Ai takim të enjten e kaluar në Bruksel ishte një takim për menaxhimin e krizës. Pra, nuk ishte një takim kushtuar normalizimit, dialogut, fatkeqësisht. Gjëja pozitive është se edhe Vuçiq edhe Kurti e kuptuan se sa e rëndë është situata. Askush nuk e fsheh këtë dhe nuk pretendon se nuk kemi krizë serioze në veri. Dhe së dyti, ata ranë dakord se një nga elementët kryesorë të daljes nga kriza janë zgjedhjet e reja. Aty ku ata nuk u pajtuan ishte çështja e de-përshkallëzimit. Si do të funksionojnë këta kryetarë dhe nga ku”, shtoi ai.

Ai ka folur edhe për lirimin e tre policëve të kindapuar nga Serbia.

“Çështja e arrestimit është një çështje shumë e ndjeshme dhe një “irritues” i madh në të gjithë procesin. Sa i përket arrestimit të serbëve nga Kosova, nga pala kosovare dëgjojmë se është sundim i ligjit dhe se ka material të mjaftueshëm kundër atyre personave. Nga Serbia dëgjojmë se është një fushatë politike kundër gjithë popullit serb në Kosovë. Kjo është arsyeja pse është absolutisht e rëndësishme që ne të kemi një pasqyrë të detajuar në çdo rast specifik, për të qenë në gjendje të vlerësojmë thelbin. Për këtë arsye i dhamë një detyrë të re EULEX-it, i cili e ka në mandatin e tij. Përfaqësuesja e Lartë kërkoi nga EULEX-i që të monitorojë të gjitha ato raste në detaje dhe më fuqishëm se më parë. Se ne kemi një pasqyrë të saktë dhe se mundemi, bazuar në atë analizë, të themi se si i shohim ato raste. Është e qartë se nëse dikush ka shkelur ligjin, duhet të mbajë përgjegjësi. Nga ana tjetër, nuk duhet të lejojmë që arrestimet të keqpërdoren për qëllime politike”, ka shtuar ai.

,

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ahmeti: Liberalizimi i paanalizuar dhe rritja e çmimit të energjisë po dëmtojnë bizneset dhe qytetarët

Ahmeti: Liberalizimi i paanalizuar dhe rritja e çmimit të energjisë po dëmtojnë bizneset dhe qytetarët

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Floridës patrullojnë në kufirin e Kosovës

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Floridës patrullojnë në kufirin e Kosovës

LDK: Zgjedhja e presidentit vetëm me marrëveshje politike, përgjegjësia i takon partisë së parë

LDK: Zgjedhja e presidentit vetëm me marrëveshje politike, përgjegjësia i takon partisë së parë

Pratippati dhe Rizvanolli diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe miniera

Pas takimit të G7-ës, Gjermania i kërkon Iranit të angazhohet në negociata serioze me SHBA-në

Ditari: 27.03.2026

Ditari: 27.03.2026

Dugolli: Të dhëna të pasakta për masakrën në Burgun e Dubravës të paraqitura në ekspozitë

Dugolli: Të dhëna të pasakta për masakrën në Burgun e Dubravës të paraqitura në ekspozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën