I dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, e ka vlerësuar të mirë dhe të dobishëm takimin me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar për një takim të radhës ndërmjet kryenegociatorëve.
“Diskutim i mirë dhe i dobishëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në përgatitje të takimit të ardhshëm mes kryenegociatorëve sot në Vjenë. Diskutuam në detaje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.
Për takimin ka njoftuar edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Ai tha se folën për rrugën përpara në procesin e dialogut dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes.
“Në Ambasadën tonë në Vjenë u takova sot me EUSR Lajcak për të diskutuar rrugën përpara në procesin e dialogut që do të garantonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj. Ne folëm edhe për përgatitjet për një takim të ardhshëm në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, ka shkruar Bislimi./teve1.info/
Good and useful discussion with First DPM @BislimiBesnik in preparation of the next Chief negotiators’ meeting in Vienna today. We discussed in detail the full implementation of the Agreement on the Path to Normalisation. pic.twitter.com/PHGHHCqjIM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 10, 2024