TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lagjja “Velania” në Prishtinë pa asnjë autobus

Lagjes “Velania” në kryeqytet i mungon transporti publik tash e sa vite. Të mllefosur me gjithë këtë janë banorët e kësaj zone. Për këtë problematik kanë reaguar edhe nga opozita.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
4 0
A A

Në moshë të shtyrë e me probleme shëndetësore, Muharrem Bullatovci, po detyrohet të marrë rrugën në këmbë.

Kjo meqë në lagjen “Velania” mungojnë linjat e autobusëve që lidhin këtë zonë me pjesët e tjera të kryeqytetit.

Sipas Bullatovcit, prej se e mban mend ai autobusë nuk ka pasur në këtë pjesë.

“Autobusë nuk kemi pasur kurrë hiç”, tha ai.

E për të bërë zgjidhje me ndonjë mjete tjetër udhëtimi ai nuk ka mundësi.

“Unë nuk mundem me shkua me pagua taksi 3 euro ku të shkosh, 3 euro me u kthye, 7 euro e kam unë ditën pension s’kam më shumë”, tregon banori.

Telashe të njëjta, sikurse Butllovci kanë edhe banorët tjerë të njërës prej lagjeve më të vjetra në kryeqytet.

“Në pjesën e poshtme ka parku shumë lartë për moshën time është zor me ec. E duhet na me u sjell rreth e rreth Prishtinës për me ardhur këtu në banesë”, thotë banori Smajl Kastrati.

Që  ky problem po ju shkakton vështirësi e thotë edhe ky banor.

“Problemi është shumë më i madh se edhe ka fëmijë ka nxënës, ka punëtorë e kalimtar dhe qytetarë edhe nuk e di pse ka mbete kjo absurde e problem i pazgjidhur”, tregoi Fadil Fetahu.

Ndërsa për këtë problematik opozita në kryeqytet fajin kryesor e hedh te kryetari Përparim Rama.

“Disa herë kam bërë kërkesë të vazhdueshme për shumë lagje të Prishtinës njëra ndër ato është edhe lagjia Velania, që të ketë një linjë të rregullt të autobusëve por ekzekutivi i Prishtinës deri më tash nuk është që ka marrë ndonjë masë. Vetëm fjalë të kryetarit Rama, premtime boshe sikur këto që i ka pasur që katër vite që shumicën prej tyre nuk i ka realizuar, edhe kjo po del të jetë e parealizueshme”, tha asamblisti i VV-së, Besart Krasniqi.

Në anën tjetër për gjithë këtë çështje nga Komuna e Prishtinës thonë se do ketë zgjidhje.

“Ne si drejtori jemi në shqyrtim dhe planifikim të kërkesave dhe në planifikim të linjave të reja ku parashihen edhe lagjet e tjera që nuk kanë transport publik sidomos lagjia Velania,  Arbëria dhe lagjet e tjera që nuk janë të mbuluar nga rrjeti i trafikut urban”, tha udhëheqësi i sektorit për transport dhe trafik, Halil Halili.

Ky i fundit tregoi për televizionin se në bashkëpunim me BERZH –in janë duke punuar në këtë drejtim.

Tags: PrishtineTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Plagosen me armë zjarri dy persona në Ferizaj

Smajljaj: “Ngutia” në Kuvend, sinjal i krizave të reja politike e pasigurisë institucionale

Smajljaj: “Ngutia” në Kuvend, sinjal i krizave të reja politike e pasigurisë institucionale

Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.04.2026

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën