Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një shkrimi në “Facebook”.
“Është shkatërruar me sukses laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi. Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar”, ka shkruar ai.
Por ajo që bie në sy në videon e publikuar nga ministri Sveçla është prania simbolit nacionalist serb kryqit me 4 C në muret e këtij laboratori.