TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kuvendi shqiptar “nuk e njeh” gjenocidin në Srebrenicë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Sot nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar kundër rezolutës e cila e njeh dhe e dënon gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

Kërkesa e deputetit Tritan Shehu u rrëzua me votat e 51 deputetëve shqiptarë.

Pas votimit, ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën në Kuvend dhe i akuzoi deputetët e shumicës  se votuan sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiqit të cilin e quajti Putin i vogël.

“Shqipëria anti-shqiptar të tillë si Edi Ramën nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun e 8 mijë burrave dhe fëmijëve te pafajshëm të Bosnjës. Votuat duke shkelmuar mbi jetën e mbi 100 mijë shqiptarëve në Kosovë. Po çfarë mund të presësh nga një trafikant, eskortë trafikantësh. Ç’mund të presësh nga skllavi i Aleksandër Vuçiq? si mund të silleni si kope? Si mund të bëni ju shqiptarë një votim të tillë. Udhëheqësit  aktual me në krye Aleksandër Vuçiq janë arkitektë të këtij gjenocidi. Kemi detyrim për të dënuar këtë denoncim”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e akuzoi Berishën se ka furnizuar me naftë kontrabandë makinat serbe të Millosheviqit, përderisa e quajti atë tradhtarin më të madh të Kosovës.

“Ti ke përgjegjësi direkte se ke furnizuar makinerinë e luftës me naftë. Ky është fundi i botës dhe për disa këtu që kanë vënë firmën pa e ditur çfarë kanë firmosur. Ti nuk duhet të jesh në këtë sallë. Ti je kot fare dhe duhet të mbash përgjegjësi për këtë. Kjo është vepër penale që nuk parashkruhet. Kjo është një çështje që drejtësia duhet ta rihapë. Thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara duhet të hapet. Sa i përket luftës së Kosovës, mbetesh tradhtari më i madh”, tha Balla.

Ndërkohë Tritan Shehu në fjalën e tij tha se  parlamenti i cili sot rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb në Bosnjë, nesër nuk do ta pranojë të dënojë gjenocidin serb në Kosovë.

“Jemi parlamenti i vetëm që nuk ka një dokument të vendosur formal për të dënuar gjenocidin. Është një ditë e cila na vendos një damkë të rëndë para botës demokratike. Para disa ditësh këta zotërinjtë votuan kundër rezolutës për të dënuar gjenocidin rus në Ukrainë. Sot nuk pranuan rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Bosnje, nesër nuk do pranojnë të dënojnë gjenocidin serb në Kosovë. Pse? Se janë lidhjet, detyrimet, është Vuçiq matanë”, tha Shehu.

Masakra e Srebrenicës njihet si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës që nga viti 2004. Ky gjenocid i Serbisë mori jetën e mbi tetë mijë boshnjakëve myslimanë, kryesisht burra dhe djem.

Raporti i gazetares Jetmira Lushi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes në QKUK personi që ishte vetaksidentuar më 17 shkurt në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone të vendit

Gjykimi për pengim të drejtësisë, sot vijon dëshmia e Koen Herlaar

Gjykimi për pengim të drejtësisë, sot vijon dëshmia e Koen Herlaar

Për shkak të punimeve, sot ndërpritet përkohësisht qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc

TikTok refuzon të prezantojë enkriptimin e mesazheve për shkak të “sigurisë së përdoruesit”

​Nëntë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

​Nëntë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat deri në 17 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën