Seanca e Kuvendit të Kosovës ishte ndërprerë pak më parë, pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës qëndruan në këmbë te foltorja e Kuvendit.
Ndërkaq, kryeparlamentari Glauk Konjufca pas ndërprerjes së kësaj seance është takuar me shefat e Grupeve Parlamentare.
Në oborrin e Kuvendit janë duke protestuar veteranët e OVL-UÇK-së, për shkak të mospërfshirjes së tyre në Projektligjin për pagën minimale.
Kjo protestë deri tani po vazhdon pa incidente. /Teve1.info/