TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, u miratuan pesë marrëveshjet ndërkombëtare. Pozitë e opozitë votuan pro tyre për të përfituar miliona euro, disa prej tyre kishin edhe afat skadence. Për këto marrëveshje, të vetmit që abstenuan ishin Lista Serbe. Në këtë seancë u kërkua edhe votimi i buxhetit, por këtu refuzuan partitë opozitare duke kërkuar tri ditë kohë për lexim dhe debat parlamentar edhe me kryeministrin Albin Kurti për këtë çështje.

by Fetije Kamberi
1 muaj ago
1 0
A A

U thirrën për seancë të jashtëzakonshme.

E brenda saj, u renditen shtatë pika për diskutime para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pesë prej tyre ishin për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Dy prej tyre ishin për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, në vlerë prej 882.6 milionë euro, si dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro, që prej kohësh prisnin miratimin dhe kishin afat skadence.

E për to, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci kërkoi edhe shtyrje të afateve procedurale.

Këtu, mori përkrahje nga të gjithë partitë opozitare.

Të gjithë marrëveshjet, morën dritën e gjelbër nga deputetët dhe u miratuan.

Por ata që abstenuan për secilën marrëveshje, ishin pesë deputetët e Listës Serbe.

Menjëherë pas kësaj, u kërkua shtyrje të procedurave edhe për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Për t’i bindur deputetët, doli ministri i Financave, Hekuran Murati.

Por këtu, nuk patën bashkëpunim nga deputetët opozitarë.

Nga Partia Demokratike e Kosovës kërkuan tri ditë kohë për leximin e buxhetit me 700 faqe.

Përveç saj, i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkoi që të jetë edhe kryeministri Kurti në seancë për debat.

Si dy partitë tjera, kërkuan shtyrje të kësaj pike edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Me dakordim të të gjithë subjekteve politike, seanca e së premtes u shty për të hënën në orën 10:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevë për shkak të vonesës së pagave

​Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin grevë për shkak të vonesës së pagave

Jeton Koca jep dorëheqje nga Prokurori i Shtetit, KPK e miraton

Jeton Koca jep dorëheqje nga Prokurori i Shtetit, KPK e miraton

Vrasja në Gjakovë – Viktima dhe dorasi ishin shokë, i plagosuri vëlla me të ndjerin

Vrasja në Gjakovë – Viktima dhe dorasi ishin shokë, i plagosuri vëlla me të ndjerin

KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i reagojnë ministrit Murati për deklaratat rreth Prokurorisë Speciale

Njohësit: ​KPK ta ketë prioritet hapjen e konkursit dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit

Arabia Saudite rrëzon tre dronë të tjerë mbi Riad dhe Provincën Lindor

BE: Lëvizja e SHBA-së për të lehtësuar sanksionet ndaj naftës ruse, “precedent i rrezikshëm”

BE: Lëvizja e SHBA-së për të lehtësuar sanksionet ndaj naftës ruse, “precedent i rrezikshëm”

Vrasja në Gjakovë – Viktima dhe dorasi ishin shokë, i plagosuri vëlla me të ndjerin

Vrasja në Gjakovë – Viktima dhe dorasi ishin shokë, i plagosuri vëlla me të ndjerin

KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i reagojnë ministrit Murati për deklaratat rreth Prokurorisë Speciale

Njohësit: ​KPK ta ketë prioritet hapjen e konkursit dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dyshuari pasi kanosi disa persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën