Në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur të premten pasdite, Kuvendi i Kosovës i dha dritën jeshile në parim Projektligjit për masat e përkohshme ndaj produkteve bazë në situata të destabilizimit të tregut.
Projektligji u miratua me 63 vota në favor dhe 19 kundër, pa asnjë abstenim.
Partitë opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, votuan kundër kësaj nisme, duke shprehur qëndrimin e tyre kritik ndaj përmbajtjes dhe procedurës së ndjekur.







