TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kuvendi mbetet i bllokuar, LDK insiston në një qeveri të unitetit

Partitë kryesore në vend insistojnë në qëndrimet e tyre, ndërsa nga LDK kanë njoftuar se gjatë javës prezantojnë propozimin e tyre për qeveri nacionale që sipas tyre do të mundësonte daljen nga kriza politike e krijuar në Kuvend.

by Shpat Blakcori
9 muaj ago
0 0
A A

Krizës politike në vend nuk po i shihet i fundi.

Gjatë së hënës dështoi për herë të 29-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Pas seancës, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Vetëvendosje ka humbur arsyen dhe se po e mban peng vullnetin e popullit.

Ai ftoi sërish Vetëvendosjen që ta ndryshojë emrin e kandidatit për kryeparlamentar.

“Katër muaj më parë, qytetarët dolën në zgjedhje të lira dhe demokratike, duke dhënë një verdikt të qartë – jo qeverisjes me një parti të vetme. Sot, jemi në situatën ku pikërisht partia moniste, LVV, po pengon konstituimin dhe funksionalizimin e Kuvendit” , ka thënë Krasniqi.

Në anën tjetër, Besian Mustafa nga LDK, njoftoi se gjatë kësaj jave do të dalin me një agjendë prej 15 pikash për propozimin e tyre për një qeveri nacionale.

Sipas tyre kjo është një mundësi e mirë që zhbllokohet situata në Kuvendin e Kosovës.

“Refuzimi i idesë së një qeverie të unitetit pa ofruar një zgjidhje tjetër, fatkeqësisht është insistim në vazhdimin e kësaj bllokade 48-orëshe dhe vazhdimi i saj do ta qonte vendin në zgjedhje të reja të parakohshme ose ripërtëritje të zgjedhjeve parlamentare, e kjo është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Edhe AAK ka kërkuar reflektim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kurse për NISMËN Socialdemokrate, Fatmir Limaj është emri më unifikues për kryeparlamentar.

“Po pres që do të reflektojnë. Kryeministri ka thënë se i kanë votat për Qeveri, jo për Kuvend, unë nuk e kuptoj se çfarë pozicioni po mban. Ne jemi të gatshëm ta japim votën për tre emra konkretë. Ne jemi të hapur për të bashkëpunuar, të bëjmë zgjidhje, kemi thënë që jemi të gatshëm për qeverinë e opozitës, nuk e kemi ndonjë emër apo preferencë, kemi thënë se nuk kemi kushte”, ka thënë Daut Haradinaj.

“I vlerësoj përpjekjet për një qasje më ndryshe, i vlerësoj përpjekjet i kam lexuar me interes. Po pres të shoh diçka më serioze në këtë drejtim, mirëpo vet fakti që është diçka më ndryshe, unë e vlerësoj edhe pres të kemi një ndryshim. Absolutisht po, është Fatmir Limaj”, është shprehur Izmaku.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar partitë opozitare për strategji destruktive për ta mbajtur të bllokuar Kuvendin e Kosovës.

“Shkelja çdo 48 orë që e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është në rregull. Në këto ditë kur fjala unitet është e përsëritur, më lejoni t’iu them se ne kemi nevojë për unitet për shtet dhe jo për unitet për pushtet. Uniteti për shtet demonstrohet duhet konstituuar Kuvendin. Jam e bindur që vota e fshehtë është instrumenti më demokratik në shoqëritë demokratike”, ka thënë Donika Gërvalla.

“Ka pasur përpjekje gjashtë herë që votimi për kryetar të kuvendit të bëhet me vota të hapura, nuk ka rezultuar i suksesshëm. Këtu e kemi edhe letrën e presidentes Osmani, e cila kërkon nga të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në konstituimin e kuvendit. Nuk i përket vetëm LVV-së që të kontribuojë në konstituimin e kuvendit, ne kemi marrë për detyrë dhe përsipër që të kontribuojmë në këtë pikë. Nuk është përgjegjësi vetëm e jona, është edhe përgjegjësi edhe e deputetëve të opozitë” , është shprehur Haxhiu.

Seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të mërkurën në ora 11:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën