Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur sot një minutë heshtje në nderim të boksierit shqiptar Xhevdet Peci, i cili vdiq të hënën, shkruan teve1.info
“Para se të fillojmë me seancën, edhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, u dakorduam që ta mbajmë një minutë heshtje për legjendën e boksit shqiptar, Xhevdet Pecin”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.