TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kuvendi mbajti seancë për Betejën e Koshares, vlerësohet rezistenca më e fuqishme ndaj Serbisë

Me rastin e 25 vjetorit të Betejës së Koshares,  Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne nga ku krerët e shtetit kanë thënë se me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmën e NATO-së, ky operacion i brigadës 138 të UÇK-së, ka qenë më i fuqishmi. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se beteja e Koshares ka qenë operacioni më i madh ushtarak i UÇK-së.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Bislimi: Pala serbe s’është e gatshme t’i jap prioritet qytetarëve serbë në Kosovë

Kuvendi i Kosovës të enjten ka mbajtur seancë solemne në shënim të Betejës së Kosharës, në të cilën morën pjesën edhe krerët e shtetit.

Aty u vlerësua lufta e bërë nga pjestarët e brigadës 138 të UÇK-së.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se operacioni i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 9 prill 1999, ishte rezistenca më paqësore gjatë përballjes me Serbinë.

“ Kjo rezistencë paqësore për gati një dekadë, ka sfiduar padrejtësinë e regjimit kriminal serb, ka bashkuar të gjithë shqiptarët rreth kauzës për liri, pavarësi e demokraci, dhe është shndërruar në frymëzim për botën duke shënuar kthesë si rezistenca paqësore me efektin më të madh në historinë moderne, sepse si rezultat pati jo vetëm bashkimin  e shqiptarëve në një qëllim, por edhe ndërtimin e aleancave më të fuqishme të cilat na dolën në ndihmë për të parandaluar pikërisht shfarosjen të cilën e synonte regjimi serb”, ka thënë Osmani.

Këtë beteje të ushtarakëve nga UÇK-ja, e cilëson historike, kryekuvendari, Glauk Konjufca.

“ Kjo betejë ishte sinonimi më i mirë i betimit të ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shembja e gurit të kufirit me çizmen e komandantit Agim Ramadani e Salih Cekaj, ishte ishte njëra nga ngjarjet më historike të luftës sonë çlirimtare” , tha Konjufca

E kryeministri, Albin Kurti, kujtoi datën në të cilën trupat e NATO-së, bashkë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sulmuan bazat e ushtrisë serbe të cilat ishin vendosur përgjatë kufirit të asaj kohe, Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

“ Sot në vigjilje të pestë të fillimit të luftimeve të betejës së Koshares, le ta kujtojmë me nderime të merituara këtë betejë dhe luftëtarët dhe veteranët e saj. Pas përgatitjesh, planesh, organizimesh paraprake, në orët e hershme të mëngjesit të datës 9 prill 1999, ushtarët e UCK-së, sulmuan pozicionet dhe bazat e ushtrisë jugosllave që ndodhej midis kufirit të Jugosllavisë dhe Shqipërsië,  i vendosur  në vitin 1913 kundër vullnetit politik të shqiptarëve, kufiri i ndante shqiptarët padrejtësisht sepse i ndau ata dhunshëm”, tha Kurti.

Për betejën e Koshares, fjalim mbajtën edhe ish ushtarët dhe udhëheqësit e brigadës, 138, të cilët e konsideruan si ndër betejat më të përgjakshme të asaj kohe.

Ata më pas u fotografuan në hollin e Kuvendit të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë për shkelje të rënda në trafik

Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë për shkelje të rënda në trafik

Kolonë e gjatë automjetesh në aksin Komoran–Prishtinë

Kolonë e gjatë automjetesh në aksin Komoran–Prishtinë

Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në Fushë Kosovë

Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në Fushë Kosovë

Vështirësi kalimi në dy rrugë që çojnë drejt kufirit

Situata në vend si pasojë e vërshimeve, AME: Reshjet e borës zbusin rrezikun

Milani barazon me Fiorentinan

Milani barazon me Fiorentinan

Luis Enrique: Kemi ende nevojë për përmirësim, por jam i kënaqur me ambicien dhe personalitetin

Enrique flet hapur për kontratën e tij

Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë për shkelje të rënda në trafik

Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë për shkelje të rënda në trafik

Kolonë e gjatë automjetesh në aksin Komoran–Prishtinë

Kolonë e gjatë automjetesh në aksin Komoran–Prishtinë

Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në Fushë Kosovë

Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në Fushë Kosovë

Mallorca në pritje të golave të Muriqit

Muriqi shënon, Mallorca humb nga Rayo

SHBA-ja dhe Jordania kryejnë sulme ndaj ISIS-it në Siri

SHBA-ja dhe Jordania kryejnë sulme ndaj ISIS-it në Siri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën