TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kuvendi i Shqipërisë e miraton marrëveshjen me Italinë për njohjen e pensioneve

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kuvendi i Shqipërisë e miraton marrëveshjen me Italinë për njohjen e pensioneve

Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar të enjten vonë një marrëveshje mes Qeverisë shqiptare dhe Italisë për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore, nga e cila pritet të përfitojnë qindra mijëra pensionistë.

Nëntëdhjetë e dy deputetë votuan pro marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë në një seancë disaorëshe të enjten.

Marrëveshja u arrit dhe u nënshkrua më 6 shkurt në Romë nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, dhe ai i Italisë, Antonio Tajani.

Blendi Gonxhe, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, tha gjatë paraqitjes së projektligjit se nga marrëveshja përfitojnë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë që jetojnë në Shqipëri.

“Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute shoqërore e shëndetësore, pavarësisht vendit ku ka punuar”, theksoi Gonxhe.

Ministri sqaroi se marrëveshja mundëson “bashkimin e periudhave të kontributeve për të përmbushur afatin prej 15 vjetësh, që është i nevojshëm për t’u kualifikuar për të përfituar pension”.

Ai tha gjithashtu se pensionisti ka të drejtë të tërheqë përfitimet në çdo vend ku ai ndodhet.

“Objekti i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore, e cila përfshin sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin nga sëmundjet dhe barrëlindjet dhe sigurimin e papunësisë. Përfitimet nga skema italiane e përfitimeve janë sigurimi i përgjithshëm i detyrueshëm për pensionin e invaliditetit, të pleqërisë dhe atë familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë dhe fermerë”, shpjegoi ministri.

Gonxhe bëri të ditur se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor.

Shqipëria ka firmosur deri tani marrëveshja të tilla edhe me 16 shtete të tjera, ndërsa është në bisedime për këtë edhe me Serbinë dhe Poloninë. Por, ajo ende nuk ka një marrëveshje me Greqinë, ku jeton një numër i madh emigrantësh shqiptarë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha gjatë një takimi në Athinë fundjavën e kaluar se po zhvillohen negociata për këtë çështje, shkruan REL.

Gjatë seancës, që zgjati mbi 10 orë, opozita e cilësoi si pozitive marrëveshjen, por kërkoi më shumë informacion në lidhje me negociatat me Greqinë si dhe e akuzoi pushtetin për “dështim të skemës së pensioneve” në Shqipëri, dhe për trajtim “aspak dinjitoz për moshën e tretë”.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se pensionistët “jetojnë në varfëri”.

Pensioni mesatar në Shqipëri është 150 euro.

”Të gjitha reformat, të cilat prekin më shumë se mandatin e një qeverie, duhet të jenë reforma të përbashkëta, duhet të jenë reforma që prekin në thelb sistemin nga njëra anë, por nga ana tjetër, janë dhe të qëndrueshme në kohë, që nuk ndryshojnë nga njëri vit në tjetrin”, u shpreh Tabaku në fjalën e saj në Kuvend.

Viteve të fundit ka pasur disa herë protesta nga qytetarë shqiptarë që kanë punuar në Itali, të cilët kanë kërkuar njohjen e viteve të punës dhe kontributeve shoqërore në mënyrë që të përfitonin pension.

Shqipëria dhe Italia kanë negociuar përreth 15 vjet dhe përfunduan negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet më 26 korrik të 2022, por marrëveshja u finalizua vetëm më 6 shkurt 2024.

Tags: ItaliaKuvendi i Shqiperisenjohja e pensioneve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Belgjika thërret ambasadorin amerikan, ia rikujton “kufijtë diplomatik”

Belgjika thërret ambasadorin amerikan, ia rikujton “kufijtë diplomatik”

Franca liron tankerin e dyshuar të “flotës në hije” ruse pas një gjobe prej disa milionë eurosh

Franca liron tankerin e dyshuar të “flotës në hije” ruse pas një gjobe prej disa milionë eurosh

Fillon Ramazani në Gjirin Persik, disa vende nisin agjërimin të enjten

Fillon Ramazani në Gjirin Persik, disa vende nisin agjërimin të enjten

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Bosnje e Hercegovinë, ja ku ishte epiqendra

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Protesta e sotme është një mesazh i fortë për drejtësi dhe bashkim për UÇK-në

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Tensione në Lisbonë, fiton Real Madridi

Emisioni “Info Nata” 17.02.2026

Emisioni “Info Nata” 17.02.2026

PSG mposht Monacon

PSG mposht Monacon

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Spahiu: Ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale nuk kanë të drejtë të dalin në protestë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën