TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kuvendi i LDK-së më 31 janar, Abdixhiku: Një mundësi për t’u bashkuar dhe për të dalë më të fortë

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Kuvendi i LDK-së më 31 janar, Abdixhiku: Një mundësi për t’u bashkuar dhe për të dalë më të fortë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Kuvendi i partisë do të mbahet më 31 janar, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për vendosjen e çështjeve më të rëndësishme të LDK-së.

“Pas diskutimit të hapur dhe të përgjegjshëm në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, morëm vendimin që Kuvendi i partisë të thirret më 31 janar, aty ku, sipas statutit dhe traditës sonë demokratike, vendoset për çështjet më të rëndësishme të partisë”, shkroi Abdixhiku.

Ai nënvizoi se ky Kuvend nuk është një krizë, por një mundësi.

“Ky Kuvend nuk është krizë, por mundësi. Mundësi për t’u dëgjuar, për t’u bashkuar rreth vlerave tona dhe për të dalë më të fortë nga ky proces. LDK ka kaluar shumë sfida dhe gjithmonë ka ditur të ruajë boshtin e saj: demokracinë, dinjitetin dhe besimin te anëtarësia. Edhe kësaj here do të dalim më të bashkuar dhe më të gatshëm për sfidat që na presin”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku theksoi se politika shpesh ushqehet me tension dhe gjuhë përçarëse, ndërsa LDK zgjedh qetësinë dhe dialogun.

“Në një kohë kur politika shpesh ushqehet me tension dhe gjuhë përçarëse, ne zgjedhim maturinë. Zgjedhim qetësinë, dialogun e gjerë dhe besimin në demokracinë e brendshme. Debati është i shëndetshëm; përçarja pa debat dhe pa demokraci është dëm”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Ai gjithashtu u shpreh se përgjegjësia ndaj partisë dhe anëtarësisë është prioritet.

“Në LDK nuk i ikim asnjëherë përgjegjësisë. As kur është e lehtë, e sidomos kur është e vështirë. Sepse kjo shtëpi nuk është ndërtuar për rehati personale, por për shërbim dhe për përgjegjësi ndaj një ideali më të madh se secili prej nesh. Prandaj, me përgjegjësi përballemi; para anëtarësisë”, ka theksuar Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, pas 31 janarit, LDK do të ecë përpara “më e qartë, më e bashkuar dhe më e përgatitur për betejat që na presin”.

Tags: LDKLumir AbdixhikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Partitë politike nuk ishin të interesuara për zgjedhjen e presidentit, synonin zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeziu: Partitë politike nuk ishin të interesuara për zgjedhjen e presidentit, synonin zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeziu: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është i drejtë, deputetët dështuan ta kryejnë detyrën

Kryeziu: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është i drejtë, deputetët dështuan ta kryejnë detyrën

Kurti bisedon me komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos për reformat dhe integrimin evropian

Kurti bisedon me komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos për reformat dhe integrimin evropian

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagoset një 44-vjeçar në Skenderaj, policia nis hetimet për të shtënat me armë zjarri

“Info Nata”- 09.03.2026

“Info Nata”- 09.03.2026

Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

Trumpi paralajmëron se lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagoset një 44-vjeçar në Skenderaj, policia nis hetimet për të shtënat me armë zjarri

“Matrix”- 09.03.2026

“Matrix”- 09.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën