TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

Bashkatdhetarët sot e nesër mund të vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetët.

Gjatë vizitës së tyre, ata kanë treguar se çfarë cilat do të ishin porositë dhe rekomandimet e tyre për deputetët lidhur me punën e tyre legjislative.

Shumica nga mërgimtarët janë ankuar për infrastrukturën në kryeqytet, shëndetësinë e arsimin.

Një qytetare e cila jeton në Zvicër, Bedrije Oruglica është ankuar se fëmijët në çerdhe në Kosovë qëndrojnë të mbyllur. Përveç kësaj, çerdhet janë shumë afër rrugës.

“Kisha dashur më shumë të bëhet diçka, sa më shumë parqe për fëmijë, mjekësia është pak e dobët…00:57 Një që është duke më penguar që fëmijët në çerdhe nuk e kanë hapësirën për të shëtitur…1:59 Kisha bërë për fëmijë shumë më shumë, pak çerdhe ka, por për fëmijë edhe ato që janë nuk janë në funksionim sa duhet edhe nuk po më pëlqen se shumë afër rrugës çerdhet janë, parkingjet nuk janë sa duhet të mjaftueshme. Unë vetë jam lindur jam rritur, këtu nuk dua të bëj paragjykime por për vendin tim dua me pa shumë sende të mira”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Shaqir Kosumi nga Gjermania, kishte ardhur në Kuvend për t’i shpjeguar fëmijëve historinë e kuvendit dhe njerëzve në pushtet.

“Po ndjehem tepër mirë, si në vend tëndin.. Nuk e kisha paramenduar se vjen një ditë për shtet tëndin, pavarësi liri. Kjo është themeli shtëpisë, ku vendoset gjithçka për të mirë dhe për të keq. Desha me ia shpjegua fëmijëve se çka është, kush është kryeministri”, ka thënë Kosumi.

Po ashtu, Sabrije Gashi, e cila jeton në Holandë që 31 vjet, është shprehur se nëse kishte takuar deputetët do t’ua rekomandonte që të rregullohen rrugët, arsimi dhe shëndetësia.

“Këtë vit paska më pak njerëz, ndoshta është që është koha shumë e nxehtë…. Të gjithë, ata që përfaqësojnë Kosovën, nuk ka ndonjë të veçantë… Rrugët, arsimin dhe shëndetësia dhe punësimi vjen kur të bëhen të gjitha këto”, tha Gashi.

Edhe Hilmije Sadiku, e cila jeton në Finlandë që 32 vjet ka theksuar se deputetët duhet të angazhon më tepër në të mirë të qytetarëve të vendit.

“Veç puno deri këtu si ke punua, shumë mirë. Kushtet janë pak të vështira siç e kanë lënë situatën, por me hapa të ngadalshëm dhe të sigurt… Edhe deputetëve kushdo që mendon mirë për Kosovën dhe të ardhmen edhe të fëmijëve tonë le të punojnë si duhet”, ka theksuar ajo.

Nga ana e deputetëve, Avni Dehari nga LVV-ja ka theksuar se mërgimtarët kanë shprehur interesim të madh për punën e institucioneve dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ata përballen.

“Mërgimtarët tanë janë të lidhur shumë me vendlindjen. Kur vijnë këtu kanë dëshirë të vizitojnë të gjithë të afërmit por edhe institucionet e Kosovës… Natyrisht kanë interesim të madh për institucionet, sepse aty shohin shtetin e tyre dhe shpresojnë në zgjidhjen e problemeve që kanë edhe ata”, ka thënë Dehari.

Deputeti tjetër i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka shtuar se mërgata është “motori” kryesor dhe ekonomik i vendit. Sipas tij, arsyeja pse nuk po vizitohet nga shumë bashkatdhetarë, është pasi ata nuk janë njoftuar sa duhet.

“Është mirë ku po i shohim tash edhe gjeneratat, të cilat janë lindur dhe kanë jetuar këtu, por edhe gjeneratën e tretë e cila është lindur në Gjermani, Zvicër apo vende tjera, ku janë të interesuar dhe duhet t’iu tregojmë për punën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, sfidat dhe problemet që ka shteti jonë dhe të arriturat… 8:29 Mërgata është motori kryesor edhe ekonomik i vendit, mbi një miliard euro, por edhe sheshe të mbushura…9:15 Nuk janë informuar, nuk ka pasur informim edhe nga ne, por edhe nga mediat. Tash e postova në Facebook që ka qenë gabim i imi që të mos i njoftoj”, ka shtuar ai.

Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dyert e hapura për mërgimtarët edhe nesër.

Tags: bashkëatdhetarëtKuvendi i Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nën kërcënimin e thikës i mori 50 euro, Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin në Gjakovë

Nën kërcënimin e thikës i mori 50 euro, Prokuroria kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin në Gjakovë

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Dy persona ndalohen pasi kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, iu konfiskohen kërpudhat

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se sulmoi një person

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Keqpërdori investimet e një shtetasi të huaj për një biznes të përbashkët, arrestohet

Një ditë para seancës konstituive, pa marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së pas takimit treorësh – Çfarë thanë Kurti dhe Abdixhiku

Një ditë para seancës konstituive, pa marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së pas takimit treorësh – Çfarë thanë Kurti dhe Abdixhiku

Dy policë lëndohen pasi sulmohen gjatë kryerjes së detyrës në Prizren

Arrestohet një person, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën