TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuvendi do të nxjerrë rezolutë për dënimin e sulmit terrorist në veri

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kuvendi do të nxjerrë rezolutë për dënimin e sulmit terrorist në veri

AAK kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit në fshatin Banjskë.

Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, në kuadër të diskutimit për krijimin e një rezolute e cila dënon sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri, tha se me përfshirjen e ndërkombëtarëve në këtë çështje, do jetë më i lehtë ndëshkimi i sponsorëve të terrorizmit dhe të vetë terroristëve.

Andaj, aprovimin e kësaj rezolute nga Kuvendi i Kosovës, Haradinaj e cilësoi si vendim të drejtë.

“Ky sulm terrorist dhe terroristët që hynë në Kosovë, e morën përgjigjen më të mirë që do të mund ta merrnin. Institucionet e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, i mposhtën me turp. Po ashtu, e vërtetuan që asnjëherë dhe askush nuk mund ta rrezikojë Kosovën. Një rezolutë që dënon sulmin terrorist, është e drejtë dhe Parlamenti i Kosovës  duhet ta aprovojë. Në këtë rezolutë kërkoj që të përfshihet kërkesa për një hetim ndërkombëtar. Ky hetim ndërkombëtar do të ndihmonte jo vetëm në zbardhjen e involvimit të Serbisë, por do të ndihmonte edhe Bashkësinë Ndërkombëtare që të ndëshkojë sponsorët e terrorizmit dhe terroristët”, deklaroi Haradinaj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Abdixhiku: Atë që e fituam në Banjskë, Qeveria e ka përgjegjësi ta fitojë në diplomaci

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se tashmë nuk ka asnjë dyshim që prapa sulmit terrorist në veri më 24 shtator, qëndron Serbia.

Ai tha se qëllimi i këtij sulmi ishte krijimi i një realiteti të ri në Kosovës dhe ai duhet të kishte viktima.

“Në mbështetje të tij pa asnjë dyshim qëndron shtetit i Serbisë. Qëllimi i tyre ishte i qartë, krijimin e një realiteti të ri në Kosovës, e ai kërkonte viktima. Institucionet tona të sigurisë i dhanë përgjigjen e merituar”, ka thënë Abdixhiku , përcjell teve1.info

Ai ka thënë se nga ky sulm nuk pati asnjë viktimë nga radhët e civilëve, e kjo sipas tij falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës.

Abdixhiku tha se atë të cilën e fituan djemtë dhe vajzat e Kosovës në Banjskë duhet ta fitojmë në politikë dhe diplomaci.

“Kemi një mundësi të artë dhe kjo është përgjegjësi e Qeverisë dhe për këtë do ta ketë përkrahjen tonë që këtë situata ta përkthejë në avancim të pozicionit tonë në ndërkombëtar”, është shprehur Abdixhiku.

Krasniqi –Komitetit Ndërkombëtar: Hetim urgjent për të vërtetuar përfshirjen e Serbisë në sulmin terroristë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo parti do të përkrahë Rezolutën e përbashkët të deputetëve për të dënuar sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit të dielën.

Ai tha se mposhtja e këtij grupi, nuk i jep përfundim qëllimeve dhe synimeve të Serbisë karshi Kosovës.

“Kjo sot nuk mund të jetë një seancë e zakonshme, siç nuk mund të jenë edhe fjalimet tona, andaj në emër të PDK-së, ne mbështesim propozimin për një Rezolutë të përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të dënuar sulmin terrorist ndaj vendit tonë…Kosova sot është nën sulm dhe ne të gjithë pa përjashtim duhet të jemi në krye të detyrave dhe të përgjegjësive tona…Mposhtja e grupit terrorist në Banjskë nuk është përfundimi i qëllimeve dhe synimeve të Serbisë karshi Kosovës, e që është destabilizimi i skajshëm i vendit tonë”, ka thënë ai.

Ai tha se Kosova duhet të kërkojë ekstradimin e tyre dhe të kërkojë mbështetje nga aleatët për rritjen e presionit ndaj Serbisë për dorëzimin e tyre.

Krasniqi, po ashtu i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar që të nis një hetim ndërkombëtar-urgjent për të vërtetuar përfshirjen e Serbisë në këtë sulm terrorist.

Kusari – Lila: Mëngjesi i të dielës zbardhi të vërtetën e plotë për Serbinë

Mimoza Kusari – Lila, ne fjalimin e saj në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, Policisë së Kosovës  dhe gjithë qytetarëve për humbjen e rreshterit, Afrim Bunjaku.

Kusari – Lila tha se “ne humbëm një polic, por fituam një hero”.

Derisa theksoi se në ditë të dhimbjes dhe krenarisë gjejmë forcën të shikojmë përtej vijave politike

“Mëngjesi i të dielës zbardhi të vërtetën e plotë për Serbinë, Republika e cila ndezi të gjitha luftërat në ish- Jugosllavi. Një shtet që mbështet terrorin dhe nuk tërhiqet apo pendohet për të, nuk njeh as parimet e dialogimit. E njëjta Serbi shkel mbi çdo parim e marrëveshje për të cilët ndërmjetësit u angazhuan që t’i tregojnë si marrëveshje të arritura”, tha ajo

Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute do ta dënojë sulmin terrorist të grupit të armatosur nga Serbia më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pas fjalimeve të shefave të grupeve parlamentare, pritet që të  hartohet teksti i rezolutës i cili më pas do të hidhet në votim.

Për këtë çështje seanca e Kuvendit me votimin e deputetëve ka filluar jo si zakonisht me deklarime nga rendi i ditës./teve1.info./

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Aksident mes tri veturave në autostradën Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

​Folk Fest 2025: Një festë e traditave dhe kulturës shqiptare

​Folk Fest 2025: Një festë e traditave dhe kulturës shqiptare

Aksident mes tri veturave në autostradën Prishtinë-Ferizaj, lëndohet një person

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Smajljaj: Fushata nisi pa programe të qarta, qytetarëve po u kërkohet vota blanko

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

​Krasniqi: Degradimi i raporteve me SbBA-në i konvenon vetëm kundërshtarëve të Kosovës

​Krasniqi: Degradimi i raporteve me SbBA-në i konvenon vetëm kundërshtarëve të Kosovës

Sfidat në vreshtat e Rahovecit – Fermerët ankohen për mungesë të fuqisë punëtore

Sfidat në vreshtat e Rahovecit – Fermerët ankohen për mungesë të fuqisë punëtore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën