TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kushtetuesja tregon një kandidat duhet të propozohet vetëm tri herë

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Aty saktësohet se pse duhet një kandidat të propozohet deri në tri herë, dhe shkeljet e kryesuesit.

nga Tëvë1
2 orë më parë
0 0
A A

Seanca që nisi me 15 prill  për konstituimin e Kuvendi të Kosovës nuk është përmbyllur.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që e njëjta duhet të vazhdojë meqë dy pika të rendit të ditës ende nuk kanë kaluar, ajo e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit.

Reklamë

Andaj kryesuesi i seancës, Avni Dehari është obliguar nga aktgjykimi i plotë i Kushtetueses, i cili u publikua mesditën e së hënës,  që të vazhdojë punimet me pikën tre të rendit të ditës.

Që i bie, se  Gjykata ka vendosur që hedhja e votimit të kandidatit për kryekuvendar dhe për nënkryetarët e kuvendit të bëhet përmes votimit të hapur.

“Rrjedhimisht, Gjykata konstaton që Kryesuesi i Seancës Konstituive duhet të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë. Rrjedhimisht, Gjykata në vijim përcakton që deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, në aktgjykimin më shumë se 40 faqesh, Gjykata Kushtetuese ka saktësuar se pse duhet që një deputet të jetë deri në tri herë kandidat për kryetarë të parlamentit.

Aty thuhet se kjo është bërë si një mekanizëm mbrojtës që siguron se vullneti i qytetarëve i shprehur përmes zgjedhjeve të mos manifestohet në boshllëk institucional shtetëror.

“Gjykata konsideron që propozimi i vazhdueshëm për votim të kandidatit/es së njëjtë për Kryetar/e të Kuvendit nga ana e grupit më të madh parlamentar nuk duhet të shërbejë si mekanizëm i bllokimit që do të pamundësonte arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve. Për këtë qëllim, Gjykata vlerëson që përcaktimi i një mekanizmi debllokues për propozimin e kandidati/es për Kryetar/e të Kuvendit konsiderohet si i domosdoshëm dhe në mënyrë thelbësore do t’i shërbente përmbushjes së detyrimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe fillimin e funksionimit të tij si organ përfaqësuesi i sovranit. Në dritën e këtij elaborimi, Gjykata vlerëson që në rast të dështimit të arritjes së shumicës së votave të të gjithë deputetëve për zgjedhjen e Kryetarit/es të Kuvendit, votimi i kandidatit/es të propozuar për Kryetar/e të Kuvendit mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet tutje në vendim.

Sipas aktgjykimit, Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë do të ketë të drejtën e propozimit të kandidatit, por krahas kësaj ajo është e ndërlidhur edhe me arritjen e shumicës së votave të deputetëve.

Rrjedhimisht, kjo e drejtë përbën edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet tjera parlamentare për të gjetur konsensus apo kompromisin e nevojshëm.

E  kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë që vendimet e kësaj gjykate i ka respektuar gjithmonë qeveria e udhëhequr nga ai.

“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës me mua si kryeministër nuk e ka respektuar dhe nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtuese, si edhe unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti më i madh në Kuvend, nuk e kam respektuar. Por, kur më pyesni sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë e i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, ka thënë Kurti.

Aktgjykimi i Kushtetueses i ka obliguar po ashtu edhe deputetët të jenë prezent dhe të marrin pjesë në votimin për kryeparlamentar.

Gjykata ka vënë në dukje se vendimet e saj janë “të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

Ndërkaq, në aktgjykim nuk përmenden pasojat e mundshme juridike, nëse deputetët nuk e respektojnë aktgjykimin, siç kishin bërë me aktgjykimin paraprak të publikuar më 26 qershor.

Ndërkohë, vazhdimet e seancës të mbajtura nga 27 qershori deri më 27 korrik janë shpallur të pavlefshme, pasi Kushtetuesja ka argumentuar se nuk ishte respektuar aktgjykimi i saj paraprak.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fillon takimi multilateral në Shtëpinë e Bardhë

Fillon takimi multilateral në Shtëpinë e Bardhë

11 autobusë të një kompanie dëmtohen në parkingun e Junikut- Policia nis hetimet

11 autobusë të një kompanie dëmtohen në parkingun e Junikut- Policia nis hetimet

“Zëra nga Meja”- Lush Krasniqi rrëfen për ditën e tmerrit

“Zëra nga Meja”- Lush Krasniqi rrëfen për ditën e tmerrit

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Fillon takimi multilateral në Shtëpinë e Bardhë

Fillon takimi multilateral në Shtëpinë e Bardhë

11 autobusë të një kompanie dëmtohen në parkingun e Junikut- Policia nis hetimet

11 autobusë të një kompanie dëmtohen në parkingun e Junikut- Policia nis hetimet

“Zëra nga Meja”- Lush Krasniqi rrëfen për ditën e tmerrit

“Zëra nga Meja”- Lush Krasniqi rrëfen për ditën e tmerrit

“Matrix”-18.08.2025

“Matrix”-18.08.2025

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Trump deklaroi se do e telefonoj Putinin “menjëherë” pas takimeve

Trump deklaroi se do e telefonoj Putinin “menjëherë” pas takimeve

“Ditari”- 18.08.2025

“Ditari”- 18.08.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X