TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kushtetuesja rrëzon nenin e Statutit të ShSKUK: Kujdesi mendor, i përjashtuar padrejtësisht

by Tëvë1
7 muaj ago
2
A A

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur në kundërshtim me Kushtetutën paragrafin 1 të nenit 11 të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), të miratuar nga Qeveria e Kosovës në janar 2024.

Ky nen përcakton listën e shërbimeve që ofrohen në spitalet e përgjithshme, duke përfshirë: kirurgji të përgjithshme, interno, pediatri, gjinekologji/obstetrikë dhe emergjencë mjekësore, por nuk përfshin kujdesin mendor, ndonëse ky shërbim është i garantuar me ligj.

Gjykata ka vlerësuar se mos-përfshirja e shërbimeve të kujdesit mendor cenon të drejtën kushtetuese për mbrojtje shëndetësore, të garantuar nga neni 51 i Kushtetutës, si dhe bie ndesh me nenin 7 (Vlerat) dhe nenin 92 (Parimet e Përgjithshme).

Rasti u ngrit nga Avokati i Popullit, pas kërkesës së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, me mbështetje nga deputeti Armend Zemaj dhe udhëheqës të organizatave profesionale të mjekëve.
Statuti i ShSKUK ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës më 27 dhjetor 2023 dhe kishte hyrë në fuqi më 8 janar 2024.

Njoftimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO141/24, të parashtruar nga Avokati i Popullit, të dorëzuar në Gjykatë bazuar në autorizimet e përcaktuara në nënparagrafin 1 të paragrafit 2 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, i cili statut ka hyrë në fuqi më 8 janar 2024.Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) të konstatojë se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (iii) të urdhërojë Qeverinë e Republikës së Kosovës, që në pajtim me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, në pajtim me

Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe këtë Aktgjykim; (iv) të konstatojë se deri në plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, i miratuar përmes Vendimit [Nr. 29/180] të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 27 dhjetorit 2023, spitalet e përgjithshme të ofrojnë shërbimet shëndetësore siç janë të përcaktuara në nënparagrafin 1.1 të paragrafit 1 të nenit 12 (Shërbimi i kujdesit shëndetësor dytësor) të Ligjit Nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor; si dhe (v) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme. Avokati i Popullit kontestoi kushtetutshmërinë e paragrafit 1 të nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Statutit (QRK) nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili përcakton që spitalet e përgjithshme ofrojnë shërbimet shëndetësore si në vijim: (i) kirurgji e përgjithshme; (ii) interno; (iii) pediatri; (iv) gjinekologji dhe obstetrikë; dhe (v) emergjenca mjekësore. Avokati i Popullit pretendoi se kjo dispozitë e Aktit të kontestuar, pasi që nuk përcakton “kujdesin mendor” si shërbim dytësor shëndetësor që ofrohet nga spitalet e përgjithshme, “redukton” (i) shërbimet shëndetësore për kujdes mendor për qytetarët; dhe (ii) stafin shëndetësor dhe administrativ në këto spitale, në kundërshtim me frymën e Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet Nr. 08/L-043 dhe Nr. 08/L-176 dhe Ligjin Nr. 05/L-025 për Shëndet Mendor; dhe se rrjedhimisht (iii) si akt i miratuar nga Qeveria kufizon të drejtat kushtetuese të përcaktuara në nenet 7 [Vlerat], 24 [Barazia para Ligjit], 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, respektivisht. Pretendimet e Avokatit të Popullit u mbështetën nga: (i) deputeti i Kuvendit, z. Armend Zemaj; (ii) Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës; dhe (iii) Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, ndërsa u kundërargumentuan nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.Aktgjykimi i Gjykatës fillimisht sqaron që bazuar në nënparagrafin 1 të paragrafit 2 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, Avokati i Popullit është i autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë.

Gjykata, në vlerësimin e pretendimeve të Avokatit të Popullit, iu referua parimeve të përgjithshme kushtetuese dhe atyre të Komisionit të Venecias për parimin e sundimit të ligjit dhe kufizimit të të drejtave dhe përcaktimit të detyrimeve me “ligj”, të përcaktuara ndër të tjera në nenin 3 [Barazia para ligjit], nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] dhe nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës. Në kontekst të kompetencave të Qeverisë, si organ që ushtron pushtetin ekzekutiv, Aktgjykimi sqaron se kompetenca e saj për “nxjerrjen e akteve juridike ose rregulloreve” kufizohet në përcaktimet kushtetuese si në vijim: a) “pajtueshmërinë me Kushtetutën dhe ligjet”, të përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 92 të Kushtetutës; dhe b) “të nevojshme për zbatimin e ligjeve”, të përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 93 të Kushtetutës.Në dritën e parimeve të lartcekura, Aktgjykimi konstaton se Akti i kontestuar është nxjerrë për “zbatimin e ndonjë ligji”, siç kërkohet në paragrafin 4 të nenit 93 të Kushtetutës, pasi që bazohet në nenin 23 (Shërbimet profesionale shëndetësore), si dhe paragrafët 2 dhe 3 të nenit 63 (Themelimi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës) të Ligjit të lartcekur për Shëndetësi.

Në kontekst të vlerësimit nëse Akti i kontestuar është nxjerrë në “pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet”, Gjykata sqaron se nënparagrafi 1.1 i paragrafit 1 të nenit 12 të Ligjit Nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor, përcakton shprehimisht që shërbimet e kujdesit mendor ofrohen në nivel të kujdesit dytësor shëndetësor përmes Departamenteve të Psikiatrisë në spitalet e përgjithshme, ndërsa paragrafi 1 i nenit 11 të Aktit të kontestuar ka përcaktuar llojet e shërbimeve shëndetësore që ofrohen në spitalet e përgjithshme sipas një liste shteruese, e ku bëjnë pjesë vetëm: (i) Kirurgjia e përgjithshme; (ii) Interno; (ii) Pediatria; (iii) Gjinekologjia dhe Obstetrika; (iv) Emergjenca mjekësore.Duke qenë se Akti i kontestuar nuk ka përfshirë shërbimet e kujdesit mendor në këtë listë të ofrimit të shërbimeve, ashtu siç përcaktohet me “ligj”, Gjykata vlerësoi se e drejta e qytetarëve për kujdes shëndetësor, e garantuar me nenin 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] të Kushtetutës, e cila dispozitë garanton se kjo e drejtë rregullohet me ligj, është kufizuar përmes paragrafit 1 të nenit 11 të Aktit të kontestuar.
Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se paragrafi 1 i nenit 11 (Organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme) të Aktit të kontestuar është në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] në lidhje me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 4 të nenit 92 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK reagon ndaj ambasadorit gjerman, Gucati: Po parapërgatitet opinioni për vendimin e Gjykatës Speciale

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën