Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Kërkesë kjo e cila erdhi nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë korrikut të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit për media të premten, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se pas vlerësimit të ligjit bazuar në kërkesat e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, disa nene të këtij ligji janë vlerësuar në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas tyre, ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e nenin për Këshillin Prokurorial.
Në kohën kur partitë opozitare e dërguan këtë ligj në Kushtetuese, patën thënë se dëmton pavarësinë e sistemit prokurorial.







