TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kushtetuesja: Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti nuk e shkel Kushtetutën

nga TËVË 1
8 orë më parë
3
A A
Kushtetuesja: Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti nuk e shkel Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim lidhur me kërkesën e parashtruar nga Avokati i Popullit, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-248 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, të miratuar më 7 korrik 2023, duke konstatuar se plotësim/ndryshimi i këtij Ligji nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Në njoftimin e Kushtetueses thuhet se kërkesa u deklarua e pranueshme, ndërsa u konstatua se neni 4 i Ligjit të kontestuar, që shton nenin 8A, pas nenit 8, në Ligjin nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, nuk është në kundërshtim me nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit), si dhe nenin 1 (Ndalimi i Përgjithshëm i Diskriminimit) të Protokollit nr. 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Kushtetueses, Avokati i Popullit ngriti në Gjykatë tri çështje kryesore: (i) nëse Ligji i kontestuar ka marrë parasysh gjetjet e Gjykatës në Aktgjykimin KO190/19, në kuptim të barazisë para ligjit dhe ndalimit të diskriminimit; (ii) nëse është larguar kriteri pesëmbëdhjetë (15) vjeçar për stazhin kontributpagues për qytetarët, të cilët për shkak të largimit nga puna si pasojë e masave të dhunshme nuk e kanë arritur stazhin e kërkuar; dhe (iii) nëse neni 4 i Ligjit të kontestuar me emërtimin “Pension parcial kontributpagues i moshës” përbën një skemë të re e cila nuk parashihet me nenin 4 të Ligjit bazik.

Kushtetuesja rikujtoi se në aktgjykimin e saj në rastin KO190/19 nuk e kishte shfuqizuar kriterin 15-vjeçar, por kishte vlerësuar se të gjithë punëtorëve të cilët ishin larguar nga puna, si rezultat i masave diskriminuese, duhet t’u njihet njëtrajtshëm stazhi i punës për vitet 1989-1999 për të realizuar pensionin kontributpagues.

Sipas Kushtetueses, Ligjvënësi ka krijuar një skemë të re pensionale “pension parcial kontributpagues të moshës”, e cila tashmë ua njeh të drejtën në pension kontributpagues të moshës të gjitha kategorive të punëtorëve, përfshirë punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore, gjyqësisë, policisë dhe të tjerëve, të cilët nuk e arrinin kushtin 15-vjeçar të stazhit pensional, për shkak se u kërkohej dëshmi për kontributet e paguara për vitet 1989-1999 – përkundër faktit që të njëjtit ishin larguar nga puna, si rezultat i masave diskriminuese.

“Gjykata tutje qartësoi se, për të përmbushur kriteret ligjore sipas skemës së re (parciale) pensionale të paracaktuar nga Ligji i kontestuar, përfituesi duhet të përmbushë kriteret në mënyrë kumulative: (i) të arrijë moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare; (ii) të ofrojë dëshmi të vlefshme mbi pagesën e kontributeve, para 1 janarit 1999; dhe (iii) të ofrojë dëshmi të largimit të tij/saj nga puna, pas 1 janarit 1989 – deri më 1 janar 1999. Ligji i kontestuar përcakton që: (i) kontributet e paguara para 1 janarit 1999, respektivisht para 1 janarit 1989; dhe (ii) periudha e largimit nga puna, pas 1 janarit 1989 – deri më 1 janar 1999, të marra së bashku arrijnë nivelin prej pesëmbëdhjetë (15) vitesh të stazhit pensional. Ky kusht vlen njëjtë për të gjitha kategoritë që nuk arrinin të dëshmonin stazhin pensional prej pesëmbëdhjetë (15) vitesh, përmes pagesës së kontributeve para 1 janarit 1999, për shkak të largimit të dhunshëm nga puna”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se me këtë rregullim ligjor, nuk kërkohet dëshmi për pagesën e kontributeve për vitet 1989-1999, por vetëm dëshmi për largim nga puna përgjatë kësaj dekade, për të vërtetuar pamundësinë objektive të kontributit në skemën pensionale kontributpaguese të moshës.

Po ashtu, Kushtetuesja thekson se në këtë skemë përfshihen të gjitha kategoritë e punëtorëve, duke u eliminuar diskriminimi midis grupit të parë të punëtorëve të arsimit dhe të shëndetësisë, dhe grupit të dytë të punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore, policisë, gjyqësisë dhe të tjera.

Në kontekst të diskriminimit, Gjykata vlerësoi nëse Ligji i kontestuar bën dallimin në trajtim ndërmjet personave të dy kategorive të përfshira në skemën e pensionit parcial kontributpagues të moshës (a) nëse ky dallim është i përcaktuar me ligj; (b) nëse i njëjti ndjekë një qëllim legjitim; dhe (c) nëse ekziston një marrëdhënie e proporcionalitetit ndërmjet kufizimit të së drejtës dhe qëllimit që është synuar të arrihet me plotësim ndryshimin e Ligjit bazik.

“Gjykata vlerësoi se ekziston “dallimi në trajtim” ndërmjet personave të ndodhur në situata të ngjashme ose relativisht të ngjashme, për sa i përket (a) kritereve për t’u kualifikuar në “skemën parciale kontributpaguese të moshës” dhe (b) lartësisë së pensionit, sipas viteve të kontributdhënies. Ky dallim qëndron në faktin se personat që janë punësuar pas 1 janarit 1984 dhe të cilët nuk plotësojnë kriterin pesëmbëdhjetë (15) vjeçar, për sa i përket a) përvojës së punës, pavarësisht se mund të kenë edhe katërmbëdhjetë (14) vite kontribute të paguara, nuk mund të përfitojnë pension nga kjo skemë e re pensionale. Respektivisht, në këtë kategori bëjnë pjesë të gjithë pensionistët, nga grupi i parë dhe i dytë, që nuk mund të përmbushin kumulativisht kriteret sipas nënparagrafit 2.2 dhe 2.3 të nenit 8A”, thuhet në njoftim.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se kategoria e pensionistëve që gëzojnë pension nga skema parciale kontributpaguese e moshës, është e përcaktuar përmes dispozitave të nenit 8A.

Bazuar në këto dispozita, Kushtetuesja thotë se “dallimi në trajtim” ndërmjet personave të ndodhur në “situata analoge ose relativisht të ngjashme”, për sa i përket a) kritereve për t’u kualifikuar në “skemën parciale kontributpaguese të moshës” dhe b) lartësisë së pensionit, është i përcaktuar nëpërmjet paragrafëve 1, 2, 3 dhe 4 të nenit 8A, i shtuar në Ligjin bazik, pas nenit 8, nëpërmjet nenit 4 të Ligjit të kontestuar.

 “Gjykata vlerësoi se dallimi ndërmjet grupeve i përcaktuar përmes dispozitave të Ligjit të kontestuar, ndjek një qëllim legjitim, për shkak se synon të garantojë stabilitetin ekonomik të vendit. Republika e Kosovës u përball me një tërësi sfidash të lidhura me nevojën për të ngritur një sistem të qëndrueshëm të sigurimeve shoqërore, i kushtëzuar po ashtu edhe me kapacitetin e reduktuar buxhetor të vendit”, thuhet tutje.

Po ashtu, Kushtetuesja vlerësoi se mënyra e përcaktimit të kushteve dhe e lartësisë së pensioneve, përmes “skemës parciale kontributpaguese të moshës”, siç është rregulluar aktualisht përmes dispozitave të nenit 8A, të shtuara pas nenit 8 në Ligjin bazik, nëpërmjet nenit 4 të Ligjit të kontestuar, është gjithëpërfshirëse, e cila njëtrajtshëm ua njeh (a) përvojën e punës dhe (b) kontributet pensionale, pa asnjë dallim, të gjithë punëtorëve të dëbuar dhunshëm nga puna përgjatë viteve 1989 – 1999, duke shmangur kësisoj çdo formë të diskriminimit dhe të trajtimit të pabarabartë para ligjit, mes grupeve të ndodhura në rrethana të ngjashme faktike dhe juridike.

Aty thuhet se edhe dallimi në trajtim i cili ekziston mes personave të ndodhur në situatë analoge apo relativisht të ngjashme, brenda vetë grupeve, për sa i përket kritereve dhe lartësisë së pensioneve, është proporcional me qëllimin legjitim, ngase merr parasysh vitet e kontributdhënies para 1 janarit 1999.

Andaj, Kushtetuesja konstatoi se neni 4 i Ligjit të kontestuar, që e shton nenin 8/A, pas nenit 8, në Ligjin Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti nuk është në kundërshtim me dispozitat e nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) të KEDNJ-së, dhe nenin 1 (Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit) të Protokollit nr. 12 të KEDNJ-së.

Tags: Gjykata KushtetueseLigji për Skemat PensionaleTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ilir Meta çon në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta çon në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Xhaferi: Votimi i fshehtë në Kuvend, imponim i papranueshëm

Xhaferi: Votimi i fshehtë në Kuvend, imponim i papranueshëm

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Duke i ikur policisë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar bie nga ndërtesa

Avokati i Popullit viziton Leposaviqin, kërkohet dialog për çështjen e rrënimit të 12 shtëpive

Avokati i Popullit viziton Leposaviqin, kërkohet dialog për çështjen e rrënimit të 12 shtëpive

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.07.2025

Emisioni “Info Nata” 10.07.2025

Emisioni “Info Nata” 10.07.2025

Ilir Meta çon në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta çon në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Xhaferi: Votimi i fshehtë në Kuvend, imponim i papranueshëm

Xhaferi: Votimi i fshehtë në Kuvend, imponim i papranueshëm

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Duke i ikur policisë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar bie nga ndërtesa

Avokati i Popullit viziton Leposaviqin, kërkohet dialog për çështjen e rrënimit të 12 shtëpive

Avokati i Popullit viziton Leposaviqin, kërkohet dialog për çështjen e rrënimit të 12 shtëpive

“Njëri po, tjetri s’e di”, Jashari: Mungesa e koordinimit mes Osmanit dhe Kurtit, sinjal i rrezikshëm për sigurinë

“Njëri po, tjetri s’e di”, Jashari: Mungesa e koordinimit mes Osmanit dhe Kurtit, sinjal i rrezikshëm për sigurinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X