TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kushtet klimatike në Pallatin e Drejtësisë, KGJK paralajmërojnë ndërprerje të punës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Administrata e Gjykatës Themelore në Prishtinë kërcënon me grevë për paga

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka drejtuar një letër të hapur udhëheqësve të institucioneve të Kosovës më anë të secilës paralajmëron ndërprerjen e punës për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë.

Në letrën drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, ministrit të Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Muratit dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, KGJK thotë se punonjësit në Pallatin e Drejtësisë janë duke punuar në kushte alarmante.

“Si pasojë e mos funksionimit të sistemit të klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë dhe rritjes së temperaturës në ambientet e punës deri me 35 gradë celcius, Këshilli Gjyqësor dhe kryetarët e Gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë, kanë vendosur që t’ju drejtohen me këtë letër të hapur: Edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, ndër vite, që bashkërisht me secilin nga përgjegjësit të punojmë për përmirësimin e kushteve elementare të punës në Pallatin e Drejtësisë, gjendja është përshkallëzuar më tepër dhe tani kemi arritur në situatën që gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës Supreme, Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, të Gjykatës së Apelit, të Gjykatës Komerciale dhe të Gjykatës Themelore të Prishtinës të punojnë në kushte alarmante të punës, si rezultat i mos funksionimit të sistemit të ajrosjes në Pallatin e Drejtësisë”, thuhet në letrën e KGJK-së drejtuar krerëve të Qeverisë së Kosovës.

Tutje, thuhet se edhe kontrata për mirëmbajtjen e higjienës tashmë ka mbaruar gjë për të cilën Ministria e Punëve të Brendshme sipas tyre nuk është duke marrë përgjegjësi.

“Siç të gjithë jeni në dijeni, që nga ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë në Vitin 2010 përgjegjës për “mirëmbajtjen e higjienës” dhe “mirëmbajta teknike” është Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (ish MAP). Në vitin 2022 pas diskutimeve me personat përgjegjës nga MAPB jemi pajtuar që Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) të merr përsipër mirëmbajtjen e higjienës, por paraprakisht të bartet buxheti i domosdoshëm nga MAPB dhe KGJK  dhe kjo nuk ka ndodhur as me Ligjin për Buxhet të Vitit 2023. Edhe pse përgjegjësit në MAPB ishin në dijeni se KGJK nuk ka buxhet të dedikuar për mirëmbajtjen e Pallatit të Drejtësisë, në muajin Maj 2023 kanë informuar Sekretariatin e KGJK se kontrata për “mirëmbajtjen e higjienës” e lidhur mes MAPB dhe një kompanie private ka skaduar dhe nga ajo ditë MAPB nuk merr asnjë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e KGJK-së.

Në këtë letër thuhet se për shkak të gjendjes së krijuar, Këshilli Gjyqësor ka mbetur i vetëm në përpjekje për të gjetur zgjidhje të situatës duke kërkuar nga stafi i Pallatit të Drejtësisë të kujdesën për higjienën.

Megjithatë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës paralajmëron ndërprerje të punës deri në përmirësimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave.

“Ndërsa, me datë 19 korrik 2023, Këshilli Gjyqësor është informuar se kontrata tjetër e MAPB për “mirëmbajtjen teknike” ka skaduar ( që përfshinë edhe klimatizimin) dhe si pasojë menjëherë të nesërmen temperaturat në hapësirat në Pallat kanë arritur në nivel prej 35 gradë celsius, që është e papërballueshme dhe e dëmshme për shëndetin e punonjësve dhe të palëve në procedurë. Të gjendur në këtë situatë, Këshilli Gjyqësor në koordinim me Kryetarët e Gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë është i detyruar që në takimin e paralajmëruar për datën 25 korrik 2023 të merr vendim për ndërprerjen e punës deri në përmirësimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave”.

Tutje, në letrën e hapur të KGJK-së, drejtuar qeveritare thuhet se ata mbesin me shpresë që të ndërmerren masa të menjëhershme për përmirësimin e gjendjes në të cilën ndodhen sepse në të kundërtën do të dëmtohen një numër i konsiderueshëm i proceseve gjyqësore si dhe do të pamundësohen shërbimet ndaj qytetarëve.

Kujtojmë se tash e disa vite Pallati i Drejtësisë përballët me probleme të tilla me sistemin e klimatizimit. Madje, stafi mbështetës nga disa gjykata dhe prokurori në këtë objekt kanë protestuar vitin e kaluar për çështjen e njëjtë./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Gjuriq e quan vendim provokues dhe destabilizues ardhjen e dronëve turq në Kosovë

Prokuroria jep detaje nga aksioni i arrestimit të Fatmir Shehollit

Prokuroria jep detaje nga aksioni i arrestimit të Fatmir Shehollit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Fatmir Sheholli arrestohet nën dyshimet për përfshirje në spiunazh

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

Në secilën komunë nga një, këto janë 38 qendrat e votimit për votimin me kusht në zgjedhjet e 12 tetorit

Përse trupi kërkon më shumë ushqim në vjeshtë dhe dimër

Përse trupi kërkon më shumë ushqim në vjeshtë dhe dimër

Xhaka paralajmëron për sulmin e Suedisë: Ndeshje kyçe për Zvicrën në kualifikueset e Botërorit

Xhaka paralajmëron për sulmin e Suedisë: Ndeshje kyçe për Zvicrën në kualifikueset e Botërorit

Leonardo Colimerio, Vëllaznimi zyrtarizon brazilianin

Leonardo Colimerio, Vëllaznimi zyrtarizon brazilianin

Skandal në Turqi! 19 emra të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

Skandal në Turqi! 19 emra të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Ekstradohet Cllevio nga Dubai, akuzohet për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë

Ekstradohet Cllevio nga Dubai, akuzohet për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Gjuriq e quan vendim provokues dhe destabilizues ardhjen e dronëve turq në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën