TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kush po dërgon mesazhe në emër të Postës së Kosovës?

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A
Kush po dërgon mesazhe në emër të Postës së Kosovës?

Një numër i qytetarëve të Kosovës ditëve të fundit kanë pranuar mesazhe mashtruese në emër të Postës së Kosovës. E këto mesazhe sipas ekspertëve të kibernetikës janë sulm që po ndodhë në fushën e teknologjisë së informacionit të cilat kanë për qëllim mbledhjen e të dhënave personale. Por dyshimet po ngritjen se nga i morën numrat e telefonit këta persona që po kryejnë këto sulme

“Posta e Kosovës: Pakoja juaj ka mbërritur në depon tonë. Nuk mund të dorëzojmë sepse informacioni i adresës është i pasaktë. Ne do të dorëzojmë brenda 12 orëve pasi të keni futur informacionin e saktë”.

Është ky mesazhi i cili ditëve të fundit iu është dërguar shumë qytetarëve në Kosovë në em=r të Postës së Kosovës.

Por ky mesazh po del të jetë një mashtrimi përmes të cilit nga  palë të panjohura merren të dhënat personale të qytetarëve.

Për këtë ka reaguar edhe Posta e Kosovës.

“Të nderuar qytetarë, ju lutëm mos klikoni asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës. Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm. Posta e Kosovës është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante”, thuhet nga Posta e Kosovës

E një mesazhi i tilli dy ditë më parë i erdhe edhe ekspertit të kibernetikës, Ramdan Dervishit.

“Unë jam i kësaj fushe dhe është pak më problem me ra në këto preha edhe pse nuk dmth që nuk mundem me ra ne të fushës, mu personalisht me ka ardh ky mesazh para dy ditëve dhe ka ardh dikun në orën 19:06 në mbrëmje, çka është interesant në këto që ka ndodh është se në të njejten ditë e kam pas një letër prej postës ku kam pranuar një dërgesë që është kon dërgesë e vërtetë dhe me interesantja ka qenë që posta është mbyllë në orën 19:00 dhe mesazhi me është ardh në orën 19:06, pra ka qenë në kohë kur ne nuk mundem me  shku në postë me marrë dërgesën. Çka mundet me qenë e dyshim këtu, dyshimi me ka lind mu si profesionit i fushës mos  dikush prej postës ka mujt me dërgua informata këtyre keqbërësve se këta persona nuk i kanë marrë dërgesën dërgoja mesazh që mund të bijën preh”, thotë ai.

Profesori i fushës së kibernetikës, Blerim Rexha, thotë se këto sulme ka gjasa të vijnë nga vendet e Azisë.

“Unë i kam analizuar mesazhet që kanë pranuar shumë qytetarë nga Kosova këto janë mesazhe falso, që i ka dërguar një kompani me gjasë të madhe nga Majlezia dhe vendet e Azisë thjeshtë qëllimi i këtyre mesazheve është të fitojnë shënime sensitive nga qytetarët e Republikës së Kosovës qytetarë që nuk janë në dijen për formën aktual mashtruese që ndodhën në internet”, shprehet Rexha.

Madje sipas Rexhës, e rëndësishme është të dihet edhe nga i kanë siguruar numrat e telefonit këto kompani të cilat po dërgojnë këto mesazhe.

“Kjo është pyetja më e rëndësishme në këtë sulm që e ka përjetuar këto ditë,prandaj pyetja që duhet të bëjmë postës së Kosovës si kanë ardhur këta numra tek sulmuesit, që i bjen që ndoshta me herët kemi pas sulme kibernetike nga të cilat kanë rrjedhë informacione tona personale”, thotë ai.

Ekspertet i apelojnë të gjithë qytetarët që të mos i hapin mesazhet nga numrat e panjohur si dhe të mos bijën pre e mesazheve që kërkojnë urgjencë.

Tags: mesazhet ne emer te sajPosta e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 2023 në Zveçan

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 2023 në Zveçan

Hamza: PDK është gati për fitore më 28 dhjetor, do ta hapim një kapitull të ri për vendin

Hamza: PDK është gati për fitore më 28 dhjetor, do ta hapim një kapitull të ri për vendin

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ njofton se fushata për zgjedhjet e parakohshme nis më 17 dhjetor

KQZ-ja merr vendim, pezullon një parti politike

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për balotazhin e 9 nëntorit

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 2023 në Zveçan

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 2023 në Zveçan

Hamza: PDK është gati për fitore më 28 dhjetor, do ta hapim një kapitull të ri për vendin

Hamza: PDK është gati për fitore më 28 dhjetor, do ta hapim një kapitull të ri për vendin

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ njofton se fushata për zgjedhjet e parakohshme nis më 17 dhjetor

KQZ-ja merr vendim, pezullon një parti politike

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për balotazhin e 9 nëntorit

Palmeri lëndohet në shtëpi, mungon sërish

Palmeri lëndohet në shtëpi, mungon sërish

Barcelona ishte pranë nënshkrimit të Courtois

Barcelona ishte pranë nënshkrimit të Courtois

Konfirmohet suspendimi i Diazit

Konfirmohet suspendimi i Diazit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën