TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kush ishin pjesëmarrësit në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Zvicër dhe çka u diskutua?

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Kush ishin pjesëmarrësit në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Zvicër dhe çka u diskutua?

Në raportin e publikuar nga Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse thuhet se pjesëmarrësit trajtuan tensionet e fundit dhe perspektivat për një marrëveshje gjithëpërfshirëse bazuar në një kornizë të fundit të BE-së, raporton Teve1.info

Mediumi zviceranë NZZ pati raportuar se janë mbajtur takime sekrete ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë reagoi edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila tha se takimet nuk janë sekrete dhe janë negociata. Sipas saj në këto takime marrin pjesë pozitë dhe opozitë.

Ndërsa, shihet se pjesë e këtij diskutimi të publikuar ishte pozita edhe opozita si dhe përfaqësues serbë.

Gresa Baftiu, Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse; Shpëtim Gashi, Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse; Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës; Mimoza Kusari Lila, Lëvizja Vetëvendosje; Bernard Nikaj, Partia Demokratike e Kosovës; Djordje Pavicevic, Mos e lini Beogradin D(r) të zotërojë/Ne duhet të koalicionim; Sanda Raskovic Ivic, Partia Popullore; Alex Roinishvili Grigorev, Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse; Branko Ruziq, Partia Socialiste e Serbisë; Roland Salvisberg, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës; Nemanja Starovic, Partia Përparimtare Serbe, ishin këta që morën pjesë në këtë takim.

Në draftin e publikuar thuhet se tryeza është pjesë e një projekti më të madh për normalizimin marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i financuar dhe zbatuar në bashkëpunim me Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës (FDFA).

Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, janë paraqitur gjashtë konkluzione të takimit mes përfaqësuesve kosovarë e serbë.

Ndërkaq, thuhet se pjesëmarrësit trajtuan gjithashtu tensionet e vazhdueshme dhe sugjeruan disa hapa të menjëhershëm.

“1. Prishtina duhet të zgjerojë përdorimin e targave të veturave në katër komunat veriore. 2. Palët duhet të gjejnë mënyra për të lejuar kthimin e policisë, doganierëve, administratës në punë. Kur kthimi i menjëhershëm nuk është i mundur, qeveria e Kosovës mund të miratojë një ligj për amnisti për të bërë të mundur kthimin. 3. Qeveria e Kosovës duhet të fillojë me hartimin e statutit të Asociacionit/Bashkësisë. Disa thanë se statuti duhet të hartohet brenda katër muajve. 4. Duhet diskutuar një model për zgjedhjet në veri në të cilat marrin pjesë serbët dhe të rënë dakord, mundësisht brenda tre muajve”, thuhet në raport. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy të mitur për tentim vrasje në Drenas

Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një gruaje në Vushtrri

Sot 27-vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjakovës

Sot 27-vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjakovës

Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare

Parashikimi i motit për sot

Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

Arrestohen dy të mitur për tentim vrasje në Drenas

Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një gruaje në Vushtrri

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës

Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga ajri i ndotur

Sot 27-vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjakovës

Sot 27-vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjakovës

Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare

Parashikimi i motit për sot

Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën