TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kush i pengon serbët në Kosovë të aplikojnë për ndihmë nga Qeveria?

nga TËVË 1
23 Shkurt, 2023
0
A A
Kush i pengon serbët në Kosovë të aplikojnë për ndihmë nga Qeveria?

Frikësimi i serbëve nga Kosova ka shkuar edhe një hap më tej – ata pengohen të aplikojnë për të marrë ndihmë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim e Qeverisë së Kosovës.

Kështu thotë kreu i kësaj ministrie, Nenad Rashiq, me bindjen se politikanët lokalë në mjediset e banuara me serbë në Kosovë, po bëjnë përpjekje që t’i pengojnë bashkëqytetarët e tyre, në mënyrë që ata të mos përfitojnë nga ndihma që u ofron Qeveria e Kosovës.

Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, pushteti mbahet nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës dhe e vetmja që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar për veprimtarinë e saj.

Deri në fillim të nëntorit të vitit 2022, Lista Serbe ishte në krye të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Por, pasi Goran Rakiq (kryetar i Listës Serbe) dha dorëheqjen, si pjesë e braktisjes kolektive të institucioneve të Kosovës në veri të vendit nga serbët, kryeministri Albin Kurti ia dha atë pozicion Nenad Rashiqit nga Partia Demokratike Progresive në opozitë.

Asokohe, Lista Serbe reagoi ashpër me pretendimet se një vendim i tillë ishte “i paligjshëm”, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e quajti Nenad Rashiqin “llumi më i keq serb”.

Frika nga pasojat për shkak të lirisë së shprehjes

REL, kontaktoi disa persona, të cilët dorëzuan kërkesat e tyre për ndihmë dhe më pas i tërhoqën ato, por nuk deshën të flasin publikisht për këtë temë.

Po ashtu, disa pjesëtarë të komunitetit serb nga disa komuna të ndryshme, pohuan se as që kanë guxuar të aplikojnë për ndihmë nga frika se mos i pësojnë pasojat, gjegjësisht, se nuk do të realizojnë punësimin që presin ose se dikush nga anëtarët e familjes do të humbasë punën. Sërish, ata nuk duan të shprehin frikën e tyre publikisht.

Një numër i madh i serbëve në Kosovë punojnë në institucione arsimore, shëndetësore dhe institucione të tjera që funksionojnë brenda sistemit serb, në krye të së cilave janë kryesisht njerëzit e Listës Serbe, të afërt me Partinë Progresive Serbe në pushtet të Aleksandar Vuçiqit.

Në fillim të shkurtit, Ministria për Komunitete dhe Kthim shpalli konkurs për ndihmë në disa kategori – ndërtim ose rinovim shtëpish, ndarje të materialeve për ndërtim, mobilieve, teknikës së bardhë, pakove ushqimore dhe higjienike. Vlera e përgjithshme e kësaj ndihme është dy milionë euro.

Sipas ministrit Rashiq, deri më tani kanë pranuar 3.400 aplikime dhe konkursi është i hapur deri më 24 shkurt.

A po i sabotojnë komunat qytetarët e tyre?

Ata që nuk u kushtuan vëmendje pasojave të mundshme dhe vendosën të aplikojnë për ndihmë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, fillimisht duhej të merrnin dokumente nga komuna e tyre, si certifikata e pronësisë ose deklarata për amvisëri të përbashkët.

Banorët lokalë kanë hasur në vështirësi për t’u pajisur me këto dokumente, ndërkaq Radio Evropa e Lirë (REL) ka identifikuar raste të tilla në komunën e Shtërpcës.

Megjithatë, ata nuk kanë dashur që emrat e tyre të përmenden publikisht, por dyshimet e tyre për parregullsi të nxjerrjes së dokumenteve i kanë denoncuar në Polici. Një gjë e tillë është konfirmuar nga Policia e Kosovës për REL-in.

“Ne, në konsultim me Prokurorinë, kemi iniciuar shkresën zyrtare”, tha Dragan Stevanoviq, komandant i stacionit policor në Shtërpce, duke sqaruar se rasti është në fazën e hetimeve dhe se nuk mund të japë detaje të tjera.

Danijel Vasileviq, këshilltar i ministrit për Komunitete dhe Kthim, thotë se banorët e Shtërpcës i janë drejtuar për ndihmë dhe se janë të frikësuar.

“Jemi të sigurt se kryetari i komunës, përmes njerëzve të tij, ndikon drejtpërdrejt në disa zyrtarë komunalë që t’ua vështirësojnë aplikimin qytetarëve”, thotë Vasileviq, i cili është nga Shtërpca.

REL-i i ka dërguar pyetje Komunës së Shtërpcës për të marrë një reagim lidhur me akuzat e Vasileviqit, por deri në publikimin e tekstit nuk ka marrë përgjigje.

Kryetar i Komunës së Shtërpcës është Dalibor Jevtiq nga Lista Serbe, i cili më parë ka shërbyer si ministër për Komunitete dhe Kthim për disa mandate.

Më 21 shkurt, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, u bëri thirrje autoriteteve lokale që të mos i “bllokojnë dhe ndalojnë bashkëqytetarët që të aplikojnë për ndihmë”.

“Ky është sigurisht një precedent psikologjik, moral dhe sociologjik që kam parë në jetën time. Ju, në fakt, i ndaloni bashkëqytetarët tuaj, të afërmit tuaj, fqinjët tuaj, miqtë tuaj, që të jenë fitues të mjeteve të dhëna për ta”, u tha Rashiq gazetarëve pas vizitës në një familje të rrezikuar sociale në territorin e komunës së Graçanicës.

“Frikësimet” e mëhershme të serbëve

Kjo nuk është hera e parë që serbët në Kosovë frikësohen apo u bëhet shantazh, në situata të ndryshme.

Për shembull, disa punëtorë në gjyqësor apo në administratën lokale më herët kanë konfirmuar për REL-in se janë detyruar të japin dorëheqje, pasi më 5 nëntor të vitit të kaluar u vendos që përfaqësuesit e komunitetit serb t’i braktisin kolektivisht institucionet e Kosovës.

Punëtorët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të Veriut pasi dhanë dorëheqje më 7 nëntor.

Po ashtu, ka pasur raste kur punonjësve të institucioneve serbe në veri të Kosovës iu është ndaluar t’i shfrytëzojnë pushimet vjetore për shkak të situatës politike.

Ata u kërcënuan se mund të pushoheshin nga puna nëse nuk do t’u bindeshin urdhrave të drejtorëve të tyre.

Autoritetet serbe i ndalojnë pushimet në veri të Kosovës, shkak “situata politike”

Punonjësit në institucionet serbe shpeshherë e kishin obligim pune të dilnin në protesta për shkak të situatës politike apo barrikadave, madje edhe në zgjedhjet e Kosovës, në të cilat kryesisht duhej të mbështesnin Listën Serbe, partinë kryesore politike serbe në Kosovë.

Organizatat ndërkombëtare dhe vendore, me vite kanë vënë në dukje se serbët në Kosovë po kërcënohen dhe kjo është arsyeja pse shumica kanë frikë të flasin publikisht për pikëpamjet e tyre politike.

Hulumtimi “Analiza e trendëve” i organizatës joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut për vitin 2021, ka treguar se 70 për qind e të anketuarve në komunat me shumicë serbe në Kosovë “nuk ndihen të lirë t’i shprehin publikisht pikëpamjet politike”.

Tags: ndihmaNenad RashiqQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Arrestimi i personave për bashkëpunim me BIA-n serbe, rezultat i suksesshëm nga AKI-ja

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X