TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kush është ish-spiuni serb që propagandoi se sulmin në Ibër Lepenc e bëri Policia e Kosovës

Tëvë1 ka mësuar se gjithë propagandën serbe se kinse Policia e Kosovës e ka kryer sulmin në Ibër-Lepenc, e ka bërë ish-spiuni serb, Bozhidar Spasiq.

nga Venhar Isufi
3 muaj më parë
6
A A
Kush është ish-spiuni serb që propagandoi se sulmin në Ibër Lepenc e bëri Policia e Kosovës

Pas sulmit në kanalin kryesor të Iber-Lepencit në Varage të Zubin Potokut, Serbia përmes strukturave të saj propaganduese, tentoi ta fajësoi policinë e Kosovës.

Në mediet serbe, atë të KURIR, e afërt më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq lëshuan propagandë kinse Agjencia Inteligjence serbe, BIA, ka siguruar emra të zyrtarëve policorë të Kosovës, që sipas tyre kanë kryer sulmin ne kanalin Ibër-Lepenc.

Por, në faqen e BIA-s, nuk figuron asnjë komunikatë rreth kësaj çështje.

Tëvë1 mëson ekskluzivisht përmes burimeve se e gjithë kjo ndodhi nga disa individë të tjerë në pjesën veriore të Kosovës, të shtyrë nga Millan Radoiçiq, i dyshuari kryesor për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 – shtator.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i quan këto dezinformata të fabrikuara nga Serbia.

Siç bëri të ditur ai, këto veprime janë duke u hetuar.

“Nuk është ndonjë befasi për neve që shohim raporte të tilla, ose emra të policëve në tabloide të ndryshme, se qe gati tre vite që jam në këtë vend unë kam mësuar shumë për dezinformata dhe informata të rrejshme. Kështu që nuk është befasi për neve. Policët që përmenden aty janë të gjithë polic, janë në vazhdimësi duke kryer detyrën e tyre në veri të vendit”, tha Elshani

Ai thotë se të gjithë policët që janë përmendur në lajmet e shpërndara në disa medie serbe në Beograd dhe në veri, janë zyrtar policorë që sot vazhdojnë të bëjnë punë profesionale në katër komunat veriore.

“Ne i marrim si informacione por nuk na brengosin, ne jemi duke e kryer punën tonë në veri të vendit, nuk ka asnjë informatë e rreme apo dezinformatë që neve na pengon në kryerjen e punëve tona”, tha ai.

E njohësi i sigurisë, Arben Dashevci konsideron se Kosova ende po vazhdon të përballet me luftë hibride nga Serbia.

“Me qëllim të manipulimit të opinionit publik të Republikës së Kosovës. Me jemi në pikun e luftës hibride me Serbinë, andaj qytetarët e Republikës së Kosovës janë mësuar tashmë me këtë luftë hibride, ekzistojnë fakte të patjetërsueshme se çfarë lufte të egër, speciale dhe hibride e bënë Serbia kundrejt Republikës së Kosovës. Kështu që këto dezinformata nuk kalojnë” , u shpreh Dashevci.

Në paraburgim lidhur me sulmin në kanalin kryesor, Ibër Lepenc, janë dy të dyshuar, vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq të cilët dyshohet se me datë 29.11.2024 vendosën eksplovizin në Iber Lepenc duke dëmtuar kështu infrastrukturën kritike të vendit.

Tags: propagnda serbesulmi ne iber-lepenc
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Ndalohet për 48 – orë polici që plagosi 16 – vjeçarin në Istog

Arrestohet një zyrtare policore

KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

Vdes një person në KIinë, u lëndua gjatë përpjekjeve për shuarjen e një zjarri

Murati: S’ka nevojë të pritet 30 ditë, procedojmë me votim të fshehtë nesër konstituohet Kuvendi

Murati i reagon Mustafës, tregon pse në vitin 2017 disa zyrtarë të LDK-së liruan zyrat

Ndalohet për 48 – orë polici që plagosi 16 – vjeçarin në Istog

Arrestohet një zyrtare policore

KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

Vdes një person në KIinë, u lëndua gjatë përpjekjeve për shuarjen e një zjarri

Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

Muri që po prishte e zë poshtë, vdes 51-vjeçari

Muri që po prishte e zë poshtë, vdes 51-vjeçari

Murati: S’ka nevojë të pritet 30 ditë, procedojmë me votim të fshehtë nesër konstituohet Kuvendi

Murati i reagon Mustafës, tregon pse në vitin 2017 disa zyrtarë të LDK-së liruan zyrat

Mustafa: Dialogu që po zhvillohet në stilin “Merre ose Lëre”, është i turpshëm

Mustafa: Qeveria në detyrë nuk mund të qëndrojë në pushtet duke shkelur ligjin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X