TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kush është Ilir Berisha, i dyshuar për krime lufte – flasin banorët e Zajmit

Në fillim të tetorit, një kosovar nga fshati Zajm i Klinës, ra në prangat e policisë malazeze. Krejt kjo me dyshimin se Ilir Berisha kreu krime lufte kundër shqiptarëve në këtë fshat. Për Tëvë1, Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se kanë bërë kërkesën që Berisha të ekstradohen për gjykim në Kosovë. Fjalë të mira për ish-bashkëfshatarin e tyre, nuk kanë as banorët e Zajmit.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Kush është Ilir Berisha, i dyshuar për krime lufte – flasin banorët e Zajmit

Vjeshtën e vitit 1998, doli në rrugën e fshatit.

Por, ajo çka pa Asllan Morina në Zajm të Klinës, e habiti.

Fqinji i tij i parë, Ilir Berisha, i ishte bashkuar forcave serbe.

“Kur e kemi parë herën e parë, me automat në dorë ka hyrë me thy këtë shtëpinë këtu, edhe kanë hyrë neper livadh, bashkë me shki*e dhe kanë marrë çdo gjë që ka pas në shtëpi. 1:45 Kanë dal shpesh, kqëyre ku janë arat e shtetit këtu, dilshin vritnin lopë e jau merrshin shpatullat, vishin i pjekshin, i hajshin e knojshin..”, tregon Morina.

Disa ditë më pas, Ilir Berisha dyshohet se mori pjesë edhe në dëbimin e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre.

E, pas përfundimit të luftës, burri i nacionalitet rom u kthye edhe një herë në fshatin Zajm.

Kjo për ta provuar shansin që ta nis jetën edhe një herë nga e para.

Por, kryetari i fshatit, Fazli Krasniqi thotë se këtë gjë e refuzuan banorët e fshatit.

“Ata kanë kërkuar me kthyer se ai Iliri ish kanë refugjatë në Mal të Zi. Unë ju kom thanë që ky ka pas sjellje të këqija gjatë luftës. I kam çu të kojshitë e tij edhe ata kanë dal edhe nersye tij kanë deklaruar që ky njeri nuk ka pasur sjellje të mira”, tha Krasniqi.

E përpjekjet e Ilir Berishës për t’u kthyer në vendlindje nuk u ndalën më kaq.

Disa vjet më parë, ai aplikoi për t’u pajisur me pasaportën e Kosovës.

E kjo bëri që i dyshuari për krime luftë, të bie në duart e Policisë së Kosovë.

Për këtë, Asllan Morina pranoi një telefonatë nga organet e hetuesisë, të cilët e ftuan ta identifikonte të dyshuarin.

Në Stacionin Policor të Klinës, Morina do të gjendej edhe një herë ballë për ballë, më ish-fqinijn e tij, Ilir Berisha.

“Në prezencë të policëve nuk pranoje asgjë, as për automatik, as për shtëpija që ka thyer asgjë, thoshte se jam i sëmurë nga zemra. Dikur i thashë policës a bën me dal me u ballafaqua unë më të? Tha po vec mos ju afro. Jam dal, kur më ka pa, u habit se nuk e ka prit. Edhe atëherë ja kom nis, unë i thashe ti vec po edhe jo mu përgjigj. A e ke ba këta, tha po, e këtë, tha po, tha s’kam pas qare, për automatik tha nuk ka qenë i jemi”, thotë Morina.

Pavarësisht dëshmisë së Morinës, Ilir Berisha u la edhe një herë i lirë.

Ky i fundit u arratis përsëri në Malin e Zi.

Në fillim të tetorit të këtij viti, Berisha ra edhe një herë në duart e policisë malazeze.

Nga këta të fundit, institucionet e Kosovës po kërkojnë ekstradimin e tij në Kosovë.

“Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës konfirmon se ka parashtruar kërkesë për ekstradim dhe jemi në pritje të vendimit nga autoritetet malazeze”, ka thwnw nga MD.

Ndryshe në korrikun e këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër Ilir Berishës.

Kjo me dyshimin se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka kryer veprën penale të “krimit të luftës kundër popullsisë civile”

Tags: i dyshuar per krime lufteIlir Berisha
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT publikon çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Fyerjet ndaj Ramush Haradinajt, studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” thërrasin protestë në Pejë

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë-Kosovë

Zjarr në ballkonin e një banese në Prishtinë, s’raportohet për të lënduar

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT publikon çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme

Futboll, të mërkurën gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës

Sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës

Liga e Kampionëve vjen me dy super përballje sonte, gjigantët evropianë në garë për një vend në gjysmëfinale

Liga e Kampionëve vjen me dy super përballje sonte, gjigantët evropianë në garë për një vend në gjysmëfinale

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Fyerjet ndaj Ramush Haradinajt, studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” thërrasin protestë në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën