TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kush është Demo Berisha të cilin Vuçiq e propozoi për ministër?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka propozuar për ministër në qeverinë serbe, shiptarin nga Peja, Demo Berisha. Berisha ndër vite ka përkrahur narrativën serbe për luftën, si dhe Kosovën ka deklaruar se e konsideron si pjesë të Serbisë. Propozimi është konsideruar i turpshëm nga përfaqësuesit shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
7 0
A A

Demo Berisha është shqiptari i cili është propozuar për ministër në qeverinë e Serbisë, nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Me një veprim të paprecedentë, Vuçiq e propozoi Berishën e lindur në Pejë, për të drejtuar ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave.

Vendimi nuk është mirëpritur aspak mirë nga përfaqësuesit e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

Deputeti Shaip Kamberi e konsideron propozimin të turpshëm.

“Propozimi i Demo Berišës për postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është një goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur, rezistuar dhe sakrifikuar për të drejtat e veta në Serbi. Ky emërim është jo vetëm politikisht i papranueshëm, por edhe moralisht i turpshëm. Sepse Demo Beriša nuk është një përfaqësues i të drejtave të njeriut, por një simbol i mohimit të identitetit kombëtar dhe politik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës. Siç dëshmojnë pamjet, deklaratat dhe intervistat publike, Demo Beriša është një ish-oficer i ushtrisë serbe, pjesë e strukturave që kanë qenë të përfshira në krime të luftës në Kosovë”, ka shkruar Kambderi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kamberi ka treguar se Demo Berisha në intervista publike ka mohuar NATO-n, si dhe ka përkrahur narrativën serbe për lufën, duke u paraqitur si përfaqësues i shqiptarëve në Serbi.

Por, kush është Demo Berisha?

Përkundër se i lindur në Pejë, në shumë raste Berisha ka deklaruar se Serbinë e sheh si atdheun e tij, duke e llogaritur Kosovën si pjesë të saj.

Ai e ka konfirmuar se ka qenë pjesë e ushtrisë jugollsave, si dhe ka shërbyer më pas në policinë ushtarake të Serbisë.

Siç e ka përmendur edhe Shaip Kamberi, Berisha besohet se ka shërbyer në policinë serbe edhe në vitet e 90-ta, madje ka marrrë pjesë edhe në luftën në Kosovë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu nesër udhëton për vizitë zyrtare në Bruksel

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

Shpërthim në Jerusalem, një i vrarë

Sveçla për operacionin ku u arrestua ish-ministri Haraqija: Do t’i mbështesim veprimet kundër grupeve kriminale

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

Shpërthim në Jerusalem, një i vrarë

Sveçla për operacionin ku u arrestua ish-ministri Haraqija: Do t’i mbështesim veprimet kundër grupeve kriminale

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën