TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kush e tradhtoi Isa Boletinin?

Më 23 janar të vitit 1916 nga forcat malazeze në Podgoricë, u vra pabesisht heroi kosovar, Isa Boletini, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre luftëtarë të tjerë. Por, si rodhën ngjarjet e asaj ditë tragjike dhe kush e tradhtoi heroin nga Boletini? Këtë për Tëvë1, e ka zbuluar stërnipi i Isa Boletinit, Gazmendi.

nga Fidan Zejnullahu
8 muaj më parë
1
A A
Kush e tradhtoi Isa Boletinin?

23 janari i vitit 1916 e gjeti në Podgoricë.

Nga Shqipëria, Isa Boletini me djem e nipa, shkoi në Mal të Zi.

Krejt kjo pasi konsulli francez, atyre iu kishte bërë një premtim.

“Fatkeqësisht konsulli francez kishte pasur marrëdhënie të mira me Krajl Nikollën dhe komplet qeverinë e tij e sidomos me dhëndrrin e Krajl Nikollës, cili në atë kohë ishte edhe ministër i Punëve të Jashtme malazeze dhe kështu në marrëveshje me të, e bijnë Isën me grupin e tij me varkë deri në Tivar”, ka thënë Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit.

Ai ka zbuluar se si rrodhën ngjarjet në ditën tragjike të atij janari në Podgoricë.

“Në janarin e ftohtë të vitit 1916 me 23 janar, ka qenë ditë tregu, ku nipi i Isa Boletinit, Jonuzi, kishte shkuar me ble një kali për tu kthyer në Kosovë dhe matanë urës së Ridnicës ishin rrethuar nga forcat malazeze. Kështu që viktima e parë ka qenë Jonuzi, për arsye se ky ka qenë me veshje kombëtare dhe ushtria kishte qenë në dilemë a është ky Isa Boletini apo jo. Isa Boletini ka dal me grupin dhe ajo betejë nuk ka zgjatur shumë”, tregon Gazmend Boletini.

Por, kush e tradhtoi, heroin kosovar?

“Isa Boletinin e tradhtoi Franca, konsulli francez i cili atë kohë ishte me detyrë në Shkodër. Emri i tij i vërtetë Bichoc ashtu e citon Tafili shumë bukur. Ai kishte bërë marrëveshje që të ia dorëzonte Isa Boletinin Malit të Zi, me tradhti. Ishte Franca ajo që e tradhtoi”, tregon stërnipi i patriotit Boletini.

Nga ky grup shpëtoi vetëm njëri nga djemtë e Isa Boletinit dhe i nipi.

Kjo meqë pak minuta pas vrasjes së grupit kosovar, Austro – Hungaria e pushtoi Malin e Zi.

“Austro-Hungaria nuk i ka lënë me i prek kufomat. E kanë sjell hoxhën, klerikun mysliman i cili i ka kryer të gjitha ritet fetare dhe në fund ushtria Austro-Hungareze iu ka dhënë nderim ushtarak
Isa Boletinit dhe grupit të tij”, tregon ai.

Ndryshe, të enjten janë bërë 109 vjet nga vrasja e Isa Boletinit.

Tags: Isa Boletinitradhetia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentativë për kontrabandë në Kamenicw, kapen materiale medicinave dhe dentare

Tentativë për kontrabandë në Kamenicw, kapen materiale medicinave dhe dentare

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Pas Osmanit, edhe Prindon Sadriu sulmon gazetarët

Pas Osmanit, edhe Prindon Sadriu sulmon gazetarët

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Izet Mexhiri apo Bujar Osmani – kush mund t’i fitojë zgjedhjet në Çair?- Flet Kim Mehmeti

Izet Mexhiri apo Bujar Osmani – kush mund t’i fitojë zgjedhjet në Çair?- Flet Kim Mehmeti

Qëllohet me armë në kampus aleati i Trump, Charlie Kirk

Qëllohet me armë në kampus aleati i Trump, Charlie Kirk

Kim Mehmeti: Albin Kurti e përkrah VLEN-in vetëm për inat të Edi Ramës

Kim Mehmeti: Albin Kurti e përkrah VLEN-in vetëm për inat të Edi Ramës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X