TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kusari për manipulimin e votave: Turp, u dëmtua kredibiliteti i shtetit

by TËVË 1
3 javë ago
1
A A
Kusari për manipulimin e votave: Turp, u dëmtua kredibiliteti i shtetit

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e zgjedhur nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me rastet e abuzimit gjatë procesit zgjedhor, duke e cilësuar situatën si një nga më të rënat në historinë e demokracisë në vend.

Sipas saj, edhe pse organet e rendit, përfshirë Prokurorinë në Prizren dhe atë në Gjakovë, kanë ndërmarrë veprime, është evidentuar se janë gjetur mënyra për të manipuluar vullnetin e qytetarëve.

Kusari – Lila kërkon dënimin më të ashpër për të gjithë të përfshirët dhe ata që kanë ndikuar në “vjedhjen masive” të procesit zgjedhor.

“Mendoj se ka qenë një prej situatave më të rënda në procesin esencial të çdo demokracie në shtet. Jemi paska të ngushëlluar në mënyrën se si kanë vepruar organet e rendit, në veçanti Prokuroria në Prizren dhe tashmë edhe ajo e Gjakovës. Është evidente se janë gjetur – përkundrejt të gjitha masave për t’u monitoruar dhe për të pasur një proces të qartë të mbikëqyrjes së procesit të votimit dhe numërimit. Janë gjetur format dhe mënyrat për t’u abuzuar vullneti i qytetarëve dhe kjo kërkon dënimin më të ashpër përfshirë të gjithë ata që kanë qenë të involvuar në proces dhe atë të cilët kanë adresuar ose orientuar këtë vjedhje masive”, deklaroi ajo në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Ajo thekson se këto raste kanë dhënë një imazh të keq vendit dhe kanë dëmtuar besimin e qytetarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, duke nënvizuar se kjo është një nga dëmet më të mëdha për kredibilitetin e një shteti të ri, që deri më tani ishte konsideruar model në organizimin e zgjedhjeve.

“Përveç organeve të rendit, tashmë edhe prezantimit të fakteve dhe evidencave të tjera është proces në rrugën e duhur. Fatkeqësisht i dha një hije të keqe vendit dhe një humbje besimi edhe për jashtë. Është turp i madh. Është turp për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë e natyrisht është njëra prej dëmeve më të mëdha që i bëhet kredibilitetit të një shtetit të ri, që deri vonë është marrë model për procesin zgjedhor dhe për fushatën e realizuar”, deklaroi ajo.

Tags: Mimoza Kusari - LilaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dosja Qymyri”- Rihapet procedura gjyqësore në rastin e tenderit për shitjen e qymyrit, do të dëgjohen disa dëshmitarë

“Dosja Qymyri”- Rihapet procedura gjyqësore në rastin e tenderit për shitjen e qymyrit, do të dëgjohen disa dëshmitarë

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak – Gjykata në Gjilan merr vendim të ri për Arianit Sllamnikun

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak – Gjykata në Gjilan merr vendim të ri për Arianit Sllamnikun

Katari uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Katari uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shpërndahen mbi 1 mijë e 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë për nder të Ramazanit

Shpërndahen mbi 1 mijë e 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë për nder të Ramazanit

Gazetarët palestinezë rrëfejnë torturat dhe abuzimin sistematik në paraburgimet izraelite

Gazetarët palestinezë rrëfejnë torturat dhe abuzimin sistematik në paraburgimet izraelite

“Dosja Qymyri”- Rihapet procedura gjyqësore në rastin e tenderit për shitjen e qymyrit, do të dëgjohen disa dëshmitarë

“Dosja Qymyri”- Rihapet procedura gjyqësore në rastin e tenderit për shitjen e qymyrit, do të dëgjohen disa dëshmitarë

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak – Gjykata në Gjilan merr vendim të ri për Arianit Sllamnikun

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak – Gjykata në Gjilan merr vendim të ri për Arianit Sllamnikun

​PE mirëpret progresin e Shqipërisë: Thellim i reformave, zbatim i plotë i rekomandimeve për zgjedhjet

​PE mirëpret progresin e Shqipërisë: Thellim i reformave, zbatim i plotë i rekomandimeve për zgjedhjet

Si të silleni me respekt me njerëzit që agjërojnë gjatë Ramazanit?

Si të silleni me respekt me njerëzit që agjërojnë gjatë Ramazanit?

Shkëndija pranë “jackpotit”, 7 milionë euro fitim nëse e kalon Samsunsporin

Shkëndija pranë “jackpotit”, 7 milionë euro fitim nëse e kalon Samsunsporin

Messi rikthehet nga lëndimi dhe stërvitet me ekipin, gati për ndeshjen e parë të sezonit

Messi rikthehet nga lëndimi dhe stërvitet me ekipin, gati për ndeshjen e parë të sezonit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën