Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, u ka shpreh ngushëllime familjes Gashi, kolegëve dhe miqve për ndarjen nga jeta të gazetarit, Zijadin Gashi.
Kusari-Lila thotë se humbja e tij përbën një boshllëk të madh për gazetarinë kosovare dhe për të gjithë ata që patën privilegjin të njihnin dhe të punonin me të.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të gazetarit Zijadin Gashi. Gjatë dy dekadave të bashkëpunimit tonë, që nga koha kur shërbeja si zëdhënëse e Zyrës së Kryeministrit dhe në angazhimet e mia të mëvonshme, Zijadini u dëshmua gjithmonë si një profesionist i jashtëzakonshëm, i përkushtuar ndaj fjalës së lirë dhe informimit të saktë. Humbja e tij përbën një boshllëk të madh për gazetarinë kosovare dhe për të gjithë ata që patën privilegjin ta njihnin dhe të punonin me të. Ngushëllimet e mia më të sinqerta i shprehë familjes Gashi, kolegëve dhe miqve të tij. Kujtimi për përkushtimin dhe integritetin e Zijadinit do të mbetet gjithmonë mes nesh”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook./teve1.info/