Kusari-Lila në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se kjo nuk ka të bëjë me çështjen e pushimit por me marrjen e kohës për trajtim të mirëfilltë.
“Jam e bindur se para se të shkojmë në pushim të verës do të trajtojmë Ligjin e Pagave dhe e kemi mundësinë me e pa dhe opinioni publik me u debatu për të… Nuk ka të bëjë më çështjen e pushimit, por ka të bëjë vetëm me marrjen e kohës për trajtim të mirëfilltë, është një ligj shumë i rëndësishëm”, tha ajo. /teve1.info/