TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kusari-Lila: Nuk ka kthim prapa as në veri dhe as në jug, Kosova po ecë përpara me miqtë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kusari-Lila: Nuk ka kthim prapa as në veri dhe as në jug, Kosova po ecë përpara me miqtë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të veçantë ku po diskutohet për situatën në veri thekoi se nuk ka kthim prapa as në veri dhe as në jug.

Ajo theksoi se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve të saja me SHBA dhe aleatët tjerë.

“Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të veprimeve të saja me SHBA-në dhe aleatët tjerë. Por, në këtë proces jemi kontribuues dhe kemi përgjegjësitë tona si përfaqësues të popullit kjo sfidë nuk duhet të na ndajë por të na bashkojë dhe qartësojë rrugëtimin tonë përpara konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Nuk ka kthim prapa as në veri dhe as në jug, Kosova po ecë përpara me miqtë e saj dhe vlerat të cilat populli ynë gjithmonë i përqafoi dhe i mbajti si të vetat”, u shpreh ajo.

Deputetja e LVV-së, theksoi se nga nëntori i vitit 2022 e deri sot asnjë veprim i institucioneve të Kosovës nuk është bërë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Që nga paslufta sipas Kusari-Lilës veriu i Kosovës u përdorë si poligon i manovrave të ulëta politike të Serbisë dhe politikanët profiter që e shfrytëzuan veriun për përfitime të ulëta.

“Prej nëntorit të vitit 2022 e deri tani kur po flasim në Kuvend asnjë veprim i vetëm i institucioneve të Kosovës nuk I bë në kundërshti me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Në të kundërtën çdo hap dhe veprim ishte ashtu sikur duhet të jetë në çdo pjesë dhe pëllëmbë të Kosovës. Dhe këtë na takon neve ta vlerësojmë dhe mbështesim si deputetë të Republikës. Fatkeqësisht nuk ishte gjithmonë ashtu….Veriu i Kosovës u përdorë si poligon i manovrave të ulëta politike të Serbisë dhe në dëm të komunitetit serb në Kosovë dhe politikanëve, diletantëve profiter të cilët jashtëligjshmërinë e veriut e shfrytëzuan për përfitime të ulëta”, theksoi ajo.

Kusari-Lila tha se si shtet dhe demokraci Kosova i ka të dëshmuara gabimet nga pararendësit, për të cilat tha se kanë mbetur mësime.

“Si shtet dhe demokraci e re tashmë i kemi të dëshmuara gabimet nga pararendësit, por çfarë kanë mbetur për ne janë mësimi dhe vigjilenca që kurrë nuk duhet stepur prapa nga detyra dhe përkushtimi që kemi marrë. Këtu në Kosovë u arrit të ndalej projekti i shkëmbimit territorial, këtu në Kosovë në masë spektri politik nuk e mbështeti idenë pasojat e së cilës do i vuanim shumë gjatë. Prandaj, na takon të ndalemi dhe vlerësojmë qartë dhe drejtë si e duam mbrojtjen dhe ruajtjen e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në Kosovë afatgjate dhe për të gjithë, të drejtë dhe të barabartë. Duhet të deklarohemi a jemi kundër vendosjes së flamurit të Kosovës në tërë Republikën dhe pa dallim a jemi kundër përfaqësimit institucional dhe rendit e ligjit pa dallim a duhej të vihej në diskutim funksionimi i rendit dhe ligjit dhe ushtrimi i detyrave kushtetuese të kryetarëve të zgjedhur”, tha ajo./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Gjykimin e krimeve të luftës – kërkohet hetim më efikas nga Prokuroria e Policia

Gjykimin e krimeve të luftës – kërkohet hetim më efikas nga Prokuroria e Policia

Qytetarët: Ndjehemi mirë kur ndihmojmë të tjerët në këtë muaj të madhërishëm

Qytetarët: Ndjehemi mirë kur ndihmojmë të tjerët në këtë muaj të madhërishëm

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Mbi 7 milionë euro vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, Qeveria hesht

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla thotë se Orav e trajtoi Kosovën si partner serioz

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Të gjitha terminalet doganore po i kthejmë në pronësi të shtetit

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën