TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Kusari-Lila: Drafti i Asociacionit mund të ketë ndryshime, s’do të krijohet pushtet i tretë qeverisës

nga TËVË 1
10 Dhjetor, 2023
0
A A
Kusari-Lila: Duhet të ketë reflektim nga Lajçak e Borrell për kthim në dialog

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është e bindur se drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë, nuk krijon një mekanizëm të ri të pushtetit të tretë qeverisës që mund të rrezikojë shtetësinë apo kushtetutshmërinë e Kosovës.

Megjithatë, ajo thotë se shqetësimet e krerëve të vendit janë në disa aspekte që mund të krijojnë dykuptimësi në zbatimi, andaj sipas saj, edhe qeveria ka adresuar komente tek ndërmjetësit e dialogut, por për të cilat ende s’ka një përgjigje.

“Ne nuk flasim për asnjë mekanizëm të ri, qoftë institucional apo në nivel të organizimit të nivelit komunal që mund të rrezikojë shtetësinë e Kosovës apo kushtetutshmërinë e vendit. Pasi janë një mori mekanizmash dhe gjatë gjithë kohës është folur për mos sjelljen e situatës në të cilin krijohen probleme apo minohet rendi kushtetues apo defunksionalizohen mekanizmat e caktuar qoftë të ekzekutivit apo nivelit lokal… Jo absolutisht. ne nuk e kemi as konceptin e shtetit federal, rendi kushtetues i Kosovës është i qartë si republikë parlamentare me dy nivele të qeverisjes, atë lokal dhe qendror. Si e tillë nuk pritet dhe nuk ka asnjë hapësirë dhe mundësi të ndryshohet. Për mbi tërë këtë janë edhe garancitë e partnerëve, gjegjësisht aleatëve në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur ka pasur kërkesa apo insistime se kjo mund të krijojë një sistem të tretë të qeverisjes në Kosovë kam qenë vet prezentë ku ka pasur reagime të përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it, në kundërshti me këtë teori apo presupozim”, thekson Kusari-Lila.

Shefja e deputetëve të LVV-së në Kuvend mirëpret publikim e draftit të Asociacionit dhe shpërndarjen e tij te partitë opozitare.

“Për diskutim dhe informim të brendshëm në nivelin e demokracisë dhe funksionimit të saj është mirë që partitë opozitare e kanë, por duhet pasur parasysh se në të njëjtin draft kryeministrin Kurti vetëm kanë dorëzuar komentet e tyre, për të cilat ende nuk ka një përgjigje dhe nuk ka një afat se cilat janë datat në raport me marrjen parasysh të komenteve apo jo”, shton ajo.

Kusari-Lila e sheh pozitive edhe shpalljen në kërkim të ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

“Ajo krejt varet nga lëvizjet e tij, pasi atë e mban Serbia. Siç dihet Kosova ka bërë kërkesë disa herë për arrestimin e tij. Është pozitive fakti që INTERPOL-i përmes Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka marrë kërkesën e Kosovës për arrestim të Millan Radoiçiq, krye terroristit i cili në Banjskë ishte organizatori kryesor në një aksion i cili përveç që ishte cenim i rendit kushtetues dhe Republikës shkaktoi edhe vrasjen e një rreshteri në detyrë”, deklaron ajo për KP.

Krahas kësaj, ajo nënvizon se moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, është qëndrim parimor i institucioneve të Kosovës.

“Kosova është vend sovran dhe si i tillë ka raporte bilaterale me shumë shtete, ndër to nëse mund të ketë kërkesë nga shtetet për mbajtjen e zgjedhjeve për qytetarë që kanë dyshtetësi ose janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në ndonjë shtet tjetër duhet të ketë kërkesë drejtpërdrejtë te shteti i Kosovës. Kërkesa nuk ka ardh prandaj ne nuk kemi pasur mundësi të përgjigjemi apo të japim garanci për organizim të këtyre zgjedhjeve. Ky ka qenë qëndrim parimor i cili nuk ndërlidhet vetëm me Serbinë po ndërlidhet me të gjitha shtetet që mund të kenë një kërkesë të tillë”, shton Kusari-Lila.

Në anën tjetër, Kusari-Lila mirëpret edhe kërkesën për nisje të peticionit për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

“Është veprim që institucionet e Kosovës kanë thënë se është e vetmja zgjidhje për të organizuar zgjedhje në katër komunat në veri. Ka pasur disa çështje teknike të cilat janë informuar palët që e kanë kërkesë. Unë shpresoj si përfaqësuese e grupit parlamentar më të madh në Kuvend që çdo gjë të shkojë sipas asaj që është e paraparë me ligj dhe kushtetutën dhe udhëzimin administrativ që është publik, ku të gjitha hapat në kuadër të këtij udhëzimi dihen se si mund të shkohet në organizim të zgjedhjeve të reja. Kjo është e vetja mënyrë si të kthehet rendi dhe ligji dhe përfaqësimi i mirëfilltë i qytetarëve”, përfundon Kusari-Lila.

Tags: drafti i AsociacionitMimoza Kusari - LilaOpozita
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti pranon raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet

Kurti pranon raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet

Presidentja Osmani nis takimin me liderët politikë

Presidentja Osmani nis takimin me liderët politikë

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Takimet në Presidencë, Haradinaj arrin i pari pas tij Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku

Takimet në Presidencë, Haradinaj arrin i pari pas tij Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku

Kurti pranon raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet

Kurti pranon raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet

Agjencia e prokurimit e NATO-së po hetohet nën akuzat për korrupsion

Agjencia e prokurimit e NATO-së po hetohet nën akuzat për korrupsion

Presidentja Osmani nis takimin me liderët politikë

Presidentja Osmani nis takimin me liderët politikë

Trump kërkon ndihmën e Katarit për të ndaluar programin bërthamor të Iranit

Trump kërkon ndihmën e Katarit për të ndaluar programin bërthamor të Iranit

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Gjimshiti: Kemi rifituar besimin, ndaj Milanit sfidë jo përcaktuese!

Al Ain insiston për Gjimshitin

Takimet në Presidencë, Haradinaj arrin i pari pas tij Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku

Takimet në Presidencë, Haradinaj arrin i pari pas tij Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X