TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kusari-Lila: Dejona Mihali është një nga gratë më punëtore që i kam takuar në Vetëvendosje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kusari-Lila: Konferenca e Abazit ishte skandaloze

Shefja e deputetëve të Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në 14 vitet e kaluara në politikë nuk e ka konsideruar vetën që mund të dirigjohet nga dikush.

Kësisoj ajo i është përgjigjur deklaratave të kolegut të partisë, Haki Abazit, i cili kishte thënë se koordinatorja e komiteteve në VV, Dejona Mihali ishte “mashë kontrolli” e grupit parlamentar.

“Në 14 vitet e fundit në politikë nuk e kam konsideruar vetën asnjëherë që mund të dirigjohem nga dikush. Natyrisht të gjithë i kemi veprimet dhe gabimet për të cilat na vlerësojnë të tjerët por të japësh ose të vlerësosh që tërë integritetin, personalitetin dhe vendimmarrjen tënde mund të ta dirigjojë dikush, është me të vërteëtë nënçmim edhe për dikë që e thotë”, ka thënë Kusari-Lila në Respublika në Tëvë1.

Tutje Kusari-Lila e vlerësoi Mihalin si njërën prej grave më punëtore në Vetëvendosje.

“Zonja Mihali është një nga gratë më punëtore që i kam takuar në jetën time në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje. E kam taku herën e parë në vitin 2019, është koordinatore e komiteteve ku bëhen politikat dhe bashkëpunimi e koordinimi me të është bashkëpunimi e koordinimi me një bashkëpunëtore me të cilën në rrugëtimin politik dhe në arritjen e synimeve institucionale, natyrisht që ka sfida të shumta në kontekstin e përgjithshëm ndërsa në kontekstin personal, asnjë”, ka deklaruar ajo.

Kusari-Lila thotë se Mihali kritikohet pikërisht nga personat të cilëve u ka shprehur gatishmëri për t’i ndihmuar.

“Është një prej grave e cila me përkushtim dhe dedikim të madh e merr punën. Tash unë e kam kuptu disa herë që është përfol emri i saj edhe në situata kur kemi pasë p.sh deputetë apo deputete që kanë qenë të pakënaqun, apo në rastin kur kemi pasë një largim të një deputeteje nga grupi parlamentar. Dhe padrejtësia më e madhe që i bëhet Dejonës në këtë kontekst është që përkundrejt ofrimit të gatishmërisë së saj për të ndihmuar për të qenë afër të gjithëve, nëse kanë nevojë natyrisht ose të themi asistim për çështje të politikave në sferën e caktuar, ajo më së lehti vendoset në thumbin e kritikës nga të njëjtit që kjo i ka ndihmuar”, ka shtuar Kusari-Lila.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën