TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

by teve1
1 muaj ago
6
A A
Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Deputetja, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka vendosur se zgjedhja e Nenad Rashiqit nga Lista Serbe në postin e nënkryetarit të Kuvendit në legjislaturën e kaluar nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, nuk është i plotë.

Në emisionin “Info Nata”, Kusari-Lila ka thënë se tashmë ekzistojnë disa aktgjykime të tjera që përcaktojnë detaje të procedurës së seancës konstituive të Kuvendit, por asnjë prej tyre nuk mund të imponojë vullnet politik.

Ajo ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të japë votë për deputetët e Listës Serbe, por do të vlerësohet se si mund të zgjidhet një nënkryetar nga komuniteti serb pas analizimit të aktgjykimit të plotë.

“Aktgjykimi i plotë nuk është publikuar ende; është vetëm njoftimi mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë procesit të tentimeve për konstituimin e legjislaturës së nëntë kemi pasur tri aktgjykime të tjera të gjykatës, si dhe një vlerësim në lidhje me konstituimin e kryesisë së Kuvendit. Tashmë kemi disa aktgjykime që në njëfarë mënyre rregullojnë pothuajse çdo detaj të seancës konstituive të Kuvendit, por asnjë prej tyre nuk mund të imponojë vullnet politik. Unë qëndroj pas mendimit se grupi ynë parlamentar nuk do të japë votë për deputetët nga Lista Serbe, derisa të shqyrtohen detajet e aktgjykimit të plotë dhe të përcaktohet mënyra e duhur për zgjedhjen e një përfaqësuesi, gjegjësisht, në rastin konkret, e vetmja zgjedhje për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, deputeti Nenad Rashiq,” ka deklaruar ajo.

Ajo është shprehur optimiste se, ndryshe nga viti i kaluar, Kuvendi nuk do të bllokohet, pasi aktgjykimi i ri e lejon kryesinë të vazhdojë punën edhe nëse nuk zgjidhet një nënkryetar nga komuniteti serb.

“Përparësia këtë herë është se kemi një aktgjykim tjetër, i cili konsideron se në situatën e jashtëzakonshme, kur nuk arrihet të zgjidhet një nënkryetar nga rradhët e komunitetit serb, puna e Kuvendit nuk mund të bllokohet. Kryesia e Kuvendit mund të mblidhet dhe të përcaktojë agjendat e mëtejshme,” ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka theksuar gjithashtu se nga Lista Serbe nuk mund të pritet që ndonjë deputet të marrë votën e shumicës parlamentare për të qenë nënkryetar i Kuvendit, duke përmendur orientimin politik dhe diskursin publik të këtyre deputetëve.

“Unë jam e bindur se, me qasjen dhe orientimin politik që kanë mbajtur, si dhe me gjuhën dhe diskursin publik në raport me veprimet terroriste të ish-nënkryetarit të tyre, dhe me vazhdimin e ushqimit të gjuhës së urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës, nuk kanë lënë hapësirë për ndonjë ndryshim mendimi. Jam e bindur se asnjëri nga deputetët e zgjedhur nga Lista Serbe nuk do të ketë mundësi të marrë votën e shumicës parlamentare për t’u bërë nënkryetar i Kuvendit,” ka përfunduar ajo.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiqit nga Lista Serbe në postin e nënkryetarit të Kuvendit në legjislaturën e kaluar nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Sipas vendimit, ky akt nuk ka efekt prapaveprues dhe vlen vetëm për rastet e ardhshme.

Gjykata theksoi se e drejta për të propozuar nënkryetarin e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij komuniteti.

Në rastin e Rashiqit, shumica nuk e propozuan, dhe mekanizmat debllokues si shorti dhe votimi deri në tri herë nuk u përdorën sipas qëllimit të paraparë.

Pra, zgjedhja e Rashiqit nuk përputhej me procedurat e konstituimit të Kuvendit, pasi propozimi i kandidatëve nga komunitetet jo-shumicë duhet të vijë nga shumica e deputetëve të atij komuniteti.

“Për pasojë, zgjedhja e deputetit z. Nenad Rashiq në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, në rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin përdorur në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin paraparë”, u tha në aktgjykimin e Kushtetueses. Siç është elaboruar në aktgjykim, zbatimi i këtyre mekanizmave në një mënyrë që do t’i mundësonte shumicës së deputetëve të Kuvendit të përcaktojë përfaqësuesin e një komuniteti që nuk është shumicë, pa propozimin e deputetëve të atij komuniteti, në thelb, do të përbënte anashkalim të garancive formale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit. Kjo për arsye se, propozimi i kandidatëve për nënkryetarë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë është e drejtë e shumicës së deputetëve të atyre komuniteteve”, u tha në vendim.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Aksion i Dogana e Kosovës në Prishtinë – Kapen cigare kontrabandë me vlerë rreth 15 mijë euro

Aksion i Dogana e Kosovës në Prishtinë – Kapen cigare kontrabandë me vlerë rreth 15 mijë euro

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

“Koha kërkon bashkim”, Lumir Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik

Radar: Regjimi i Vuçiq përgatiti sulmin me topin zanor ndaj qytetarëve më 15 mars – ditën kur qëlloi popullin pas shpine

Radar: Regjimi i Vuçiq përgatiti sulmin me topin zanor ndaj qytetarëve më 15 mars – ditën kur qëlloi popullin pas shpine

​Tahiri: Kosova në krizën më të rëndë pas pavarësisë, ekonomia buzë kolapsit

Trump thotë se ShBA-ja fitoi, por lufta kundër Iranit do të vazhdojë

Ambasada e Kosovës në Zagreb: Fluturimi Riad–Prishtinë mundësoi riatdhesimin e shtetasve të Bosnjës

Ambasada e Kosovës në Zagreb: Fluturimi Riad–Prishtinë mundësoi riatdhesimin e shtetasve të Bosnjës

Japin dorëheqje kryetarja, kryesia dhe krejt anëtarësia e partisë GUXO në Deçan

Japin dorëheqje kryetarja, kryesia dhe krejt anëtarësia e partisë GUXO në Deçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën